Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë të pasur në teatër, televizion dhe kinematografi, duke lënë gjurmë në një sërë produksionesh të njohura.
Aktori turk ka qenë i njohur edhe për publikun shqiptar. Ai është shfaqur në ekranin e Vizion Plus nëpërmjet serialit Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe) ku fitoi popullaritet me rolin e Nevzat Çankırılı, në Tring në serialin Üç Kız Kardeş” (Tri mortrat) dhe jo vetëm.
Në kujtim të tij, këtë të enjte u mbajt një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit me emocione dhe lot. Një nga momentet prekëse ishte kur vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin, përqafoi arkivolin e babait të saj dhe derdhi lot.
Gruaja e tij, Nurkan Törün, dhe nëna e Emre Törün, nuk mundën të përmbanin dhimbjen, ndërsa të pranishmit u përpoqën t’i mbështesin në këtë moment të vështirë. Ceremonia u pasua nga varrimi në varrezat e Karacaahmet.
Artistë të njohur, përfshirë aktorët Erkan Bektaş dhe Müjde Uzman, morën pjesë në homazhe, duke nderuar figurën dhe trashëgiminë artistike të Törün. Müjde Uzman u pa tepër e prekur gjatë fjalimeve dhe momenteve të ndjera të ceremonisë shkruan pp.hilsn.com.