Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme (13 korrikut) në Shijak.
Një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete pranë banesës së saj në fshatin Pjeshkë, Durrës. 44-vjeçarja u dërgua në spitalin e Shijakut, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gruaja ka humbur jetën për shkaqe natyrale, teksa po kulloste bagëtitë afër shtëpisë së saj.
“Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, thuhet në njoftim.