Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

E MARTË “TERSI” për këto tri shenja/ Ja çfarë thonë yjet

July 29, 2025
in TvShow
2
VIEWS

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni ta shfrytëzoni sa më shumë çdo mundësi që do iu jepet për ta shijuar jetën sa më shumë. Nëse keni një lidhje, Venusi do ju mbështesë për çështjet e zemrës dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma dhe më mirë nga më parë. Nëse keni pasur debate të zjarrta do arrini të vini pikat mbi “i” dhe do i zgjidhni ato menjëherë. Ju beqarët do i bëni të gjitha përpjekjet për të shijuar më në fund dashurinë dhe keni për t’ia dalë mbanë. Puna nuk do ketë probleme serioze. Ju në fakt do keni aftësi goxha të mira, por do jeni dhe modestë. Me shpenzimet tregohuni më të përgjegjshëm.

Demi

Mirë është që gjatë kësaj dite të mos nxitoheni për asgjë. Dëgjojini me kujdes të tjerët sepse ata nuk do ju flasin për keq. Ju të dashuruarit nuk duhet të lejoni heshtjen dhe keqkuptimet t’ua prishin mirëqenien dhe marrëdhënien në çift. Ju beqarët do jeni pafundësisht sharmantë dhe do bini akoma më shumë në sy për shkak të veshjes që do bëni. Mund të merrni edhe propozime. Në punë do bëni mirë të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet nëse doni të ecni përpara. Asgjë nuk është e vështirë nëse ke dëshirën e mirë dhe nuk frikësohesh nga asgjë. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta përmirësuar situatën dhe për të mbledhur edhe disa para.

TëFundit

E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

July 29, 2025
Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave

Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave

July 29, 2025

Binjakët

Hëna dhe Neptuni do behën bashkë gjatë kësaj dite, për t’iu siguruar një jetë sa më të bukur. Për ju që keni një lidhje planetët premtojnë një ditë të mbushur me harmoni dhe sensualitet. Gjatë gjithë kohës do ndiheni mirë me atë që keni në krah dhe tërësisht të plotësuar. Ju beqarët do e kërkoni pafundësisht shpirtin tuaj binjak dhe deri në fund të ditës edhe mund ta gjeni. Në punë do i keni të gjitha aftësitë për të përfunduar me sukses detyrën e dhënë. Do merrni edhe përgëzime nga shefat që do iu bëjnë të ndiheni mirë. Në planin financiar mirë është të mos rrezikoni shumë duke shpenzuar pafund.

Gaforrja

Do jeni shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe intelekti nuk do ju lejojë të gaboni asnjëherë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e rëndësishme. Do flisni hapur me partnerin dhe më në fund do bini në një mendje për një temë delikate. Ju beqarëve do ju mungojë komunikimi dhe nuk do ja dilni dot ta afroni atë që pëlqeni. Për punën do jetë ditë e bukur. Pas gjithë kujdesit të treguar, më në fund gjërat do konkretizohen dhe do ndiheni më krenarë për veten. Edhe ata që kanë dyshuar tek ju, do fillojnë t’iu përgëzojnë. Financat do jenë goxha delikate dhe nëse jeni debitorë do përballeni me probleme edhe më të mëdha.

Luani

Falë planetëve, gjatë kësaj dite do arrini t’i shihni gjërat me më shumë optimizëm dhe qetësi. Për ju të dashuruarit toleranca do mbizotërojë gjithë kohës dhe do arrini të zgjidhni edhe disa çështje të rëndësishme të mbetura pezull. Pasditja dhe mbrëmja do jenë më të qeta. Ju beqarëve do iu dashurojë fshehtas dikush që as nuk ua ka marrë mendja ndonjëherë. Në punë do keni disa vështirësi të vogla, por kjo nuk do iu pengojë të vazhdoni të kryeni detyrat e dhënë. Me apo pa vështirësi, gjithçka duhet përfunduar në kohë. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë nëse nuk doni të keni probleme apo vështirësi.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk do zgjoheni shumë mirë dhe mund të thoni gjëra të pamenduara. Nëse keni një lidhje dhe i kërkoni partnerit gjëra të pamundura, keni për ta mërzitur atë dhe do nxitni debatet e forta. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë në mënyrë që as ju të mos vuani. Ju beqarët do ndihmoheni nga Hëna dhe keni për të njohur persona me të vërtetë shumë interesantë. Në punë nuk ka për të pasur aspak vonesa, por disa kolegë do iu provokojnë. Bëjini sytë katër dhe mos bini në grackën e tyre. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj dhe gjendja do jetë e kënaqshme.

Peshorja

Gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit jo shumë të mirë të planetëve, gjërat për ju nuk do ecin shumë mirë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jete paksa e turbullt sot. Mund të keni edhe debate me partnerin, por gjithsesi nuk duhet t’i dramatizoni gjërat. Ju beqarët do jeni shumë të ftohtë dhe nuk do pranoni të afroheni as me disa persona që i njohin që në vegjëli. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe në disa momente do ndiheni shumë të lodhur. Bëni pushime të shkurtra në mënyrë që të qetësoheni e të rifitoni energjitë. Në planin financiar planetët premtojnë fat me shumicë. Nuk do e keni të vështirë as të kryeni disa shpenzime për qejfin tuaj.

Akrepi

Neptuni do t’ju ndihmojë të vendosni rregull në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni disi më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, pavarësisht disa reve në qiellin e dashurisë, gjërat do fillojnë të normalizohen. Mes jush dhe atij që keni në krah do rivendoset komunikimi si më parë dhe do mundoheni të harroni të shkuarën e hidhur. Ju beqarët duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sepse po pritët gjatë do i humbini ata që pëlqeni. Në punë nuk do keni rrugë tjetër veçse të ndryshoni pozicionin. Shefat nuk do ju lejojnë më të qëndroni ku jeni sepse nuk po jepni rezultatet që ata presin. Buxhetin do arrini ta menaxhoni mjaft mirë dhe nuk do keni probleme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri nuk do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shpesh do iu duhet të përballeni me disa pengesa. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e mirë it. Plutoni do jetë pozicionuar keq dhe do ju nxitë të debatoni herë pas here. Nuk do toleroni dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja për asgjë lloj arsyeje. Ju beqarët më në fund do realizoni takime mjaft interesante, por do preferoni të prisni para se të hidhni hapa. Në punë do jenë miqtë e ngushtë ata që do iu inkurajojnë të ndërmerrni iniciativa të reja dhe të guxoni. Pavarësisht se do keni frikë, në fund do ia dilni mbanë. Buxhetin do jetë goxha i stabilizuar dhe aspak problematik.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni ambiziozë, por për të arritur atje ku doni mund të shkelni edhe mbi të tjerët. Kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha. Ju të dashuruarit mund të përballeni me goxha probleme dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. As ju dhe as ai që keni në krah nuk do toleroni aspak. Ju beqarët që ndieni prej kohësh për dikë, duhet t’i bëjnë sot deklaratat sepse është koha e duhur. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar. Shpërqendrimi do bëjë që të mos arrini as gjysmën e objektivave që i kishit vënë vetes. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe falë mbështetjes së familjarëve.

Ujori

Entuziazmi që do keni gjatë kësaj dite do jetë i adhurueshëm dhe frymëzim për gjithë të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni mjaft posesivë dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Debatet në disa raste mund të kalojnë çdo lloj parashikimi. Ju beqarët do jeni gati të hidhni çdo lloj hapi me ata që do takoni sepse ai do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë kushtet nuk do jenë fort të mira, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju t’i lini gjërat pas dore. Kërkoni edhe ndihmë nëse vetë nuk ja dilni dot mbanë. Sektori i financave do jetë goxha e trazuar dhe nuk duhet të kryeni asnjë lloj hapi të pamenduar me kujdes.

Peshqit

Edhe pse do jeni luftarakë sot, shumë planetë do i keni kundër dhe ato do ua prishin planet. Për ju të dashuruarit ambienti do jetë i zymtë. Mos flisni me partnerin për ndonjë të fshehtë që mund t’i keni mbajtur sepse atmosfera do të ndizet më tepër dhe do keni mosmarrëveshje të mëdha. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për të joshur. Mundet edhe të afroheni mjaft me një mik të vjetër. Në punë duhet të bëni pak më shumë sakrifica nëse doni të arrini atje ku dëshironi. Asgjë nuk është e lehtë, por me përpjekje arrihet gjithçka. Tregohuni më të kujdesshëm me financat dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin tuaj.

Related Posts

E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin
TvShow

E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

July 29, 2025

Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit nga Kosova, emigrant, i cili dyshohet se ka kapërcyer nga ura e liqenit të...

Read moreDetails
Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave
TvShow

Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave

July 29, 2025

Detaje të reja nga hetimet e zhdukjes së 48-vjeçares në Tropojë, e cila ka humbur kontaktet me familjen e saj,...

Read moreDetails
E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marr*dhënie me një vajzë të mitur…
TvShow

E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marr*dhënie me një vajzë të mitur…

July 29, 2025

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier, ku tre persona kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të...

Read moreDetails
Çudit Neda Balluku: “E pyeta burrin nëse më ka tradhtuar dhe…”
TvShow

Çudit Neda Balluku: “E pyeta burrin nëse më ka tradhtuar dhe…”

July 29, 2025

Neda Balluku ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me gazetarin Ronaldo Sharka, ku ka ndarë...

Read moreDetails
I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij
TvShow

I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij

July 28, 2025

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet identiteti i personit,...

Read moreDetails
I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)
TvShow

I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)

July 28, 2025

Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit hotelier “Regina Group” në Vlorë, është kthyer në qendër të vëmendjes pas incidentit të ndodhur...

Read moreDetails
Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…
TvShow

Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…

July 28, 2025

Arben Byku, 55-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit, është gjetur i vdekur në morgun e...

Read moreDetails
DINAMIKA e vr*sjes së 52-vjeçares në Pogradec/ Kishte 8 vjet e lidhur me vr*sësin, autori i kishte marrë 20 MILION lekë!
TvShow

DINAMIKA e vr*sjes së 52-vjeçares në Pogradec/ Kishte 8 vjet e lidhur me vr*sësin, autori i kishte marrë 20 MILION lekë!

July 28, 2025

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e...

Read moreDetails
Krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja u mbyt dhe u g*dit me thikë, ja si u identifikua autori nga gjurmët që la pas
TvShow

Krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja u mbyt dhe u g*dit me thikë, ja si u identifikua autori nga gjurmët që la pas

July 28, 2025

Zbulohen detaje të rënda nga vrasja makabre që tronditi Pogradecin dy ditë më parë. Viktima, Kozeta Teço, 52 vjeçe, u...

Read moreDetails
Flet avokati i ish-policit që dh*noi 18-vjeçarin
TvShow

Flet avokati i ish-policit që dh*noi 18-vjeçarin

July 28, 2025

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i efektivit të policisë Ardian Isufi,     ka reaguar në lidhje me ngjarjen e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.