Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

E MARTË, DITË “TERSI”? Jo për dy “zonjat” e zodiakut: Ditë ideale për të rikuperuar një …

May 20, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Dashi

Jo të gjitha dëshirat do ju plotësohen gjatë kësaj dite, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë

. Nëse keni një lidhje, duke qenë se ajo nuk ka shkuar ashtu si ju e keni pritur, duhet të tregoheni pak më të hapur ndaj dialogut sot

TëFundit

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

July 23, 2025
Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur

Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur

July 23, 2025

. Sqarojini të gjitha ato që ju kane munduar kaq shumë. Ju beqarët do keni aventura, por që nuk do sjellin atë gëzim që keni pritur.

Në punë do keni të bëni me kolegë të pavendosur që do ua bëjnë çdo gjë akoma më të vështirë. Merrni guximin dhe veproni edhe vetë në një moment.

Në planin financiar do keni fat, gjithsesi shmangni transaksionet e mëdha derisa gjendja të stabilizohet. Mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Demi

Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite dhe nuk do e ktheni më kokën pas për të kujtuar problemet që keni pasur. Planetët do të favorizojnë dashurinë në çift dhe ndjenjat e forta. Kjo ditë do jetë shumë e bukur dhe e mbushur me çaste të lumtura. Shfrytëzojeni për të bërë gjithçka që iu pëlqen. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të ndryshuar tërësisht jetën dhe statusin tuaj. Në punë, pavarësisht se do jepni më të mirën nga vetja, sërish do kaloni peripeci e vështirësi. Reflektoni me kujdes dhe rimendojini objektivat. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem kështu që mund t’ia plotësoni edhe pak më tepër qejfin vetes.

Binjakët

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të ndodhin disa gjëra ndryshe nga zakonisht që do ju bëjnë të reflektoni gjatë. Mund t’iu kërkoni falje edhe disa të afërmve. Për ju të dashuruarit pritet të ketë ndryshime rrënjësore pozitive në jetën sentimentale kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Besojini me tepër atij që keni në krah që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni beqarë, planetët do kujdesen veçanërisht për jetën tuaj sentimentale. Venusi do krijojë mundësi me shumicë për takime. Në punë do ju rizgjohet shpresa për të arritur shumë më lart. Formimi i fundit që keni marrë do ju ndihmojë tej mase. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha i mirë. Shlyejini borxhet sot sepse nëse i lini për më vonë do iu bjerë të paguani më shumë dhe nuk do mundeni dot.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më bujarë dhe mund të merrni përsipër edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm për një klimë sa më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerante. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjera më të rëndësishme për ta. Për sa i përket jetës profesionalë përgatituni të merrni një letër ose një telefonatë që do ju japë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Luani

Marsi do ju bëjë të jeni më të frenuar dhe më të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Gjithë kohës do kujdeseni për të vendosur çdo gjë në rregull. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm dhe në asnjë mënyrë mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri sepse do zhgënjeheni vetë dhe do e bëni tjetrin të ndihet keq. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe nuk do e keni aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Në punë do bëni mirë të pranoni të ndryshoni pozicion pasi do jeni më të qetë, më pak të ngarkuar dhe nuk do keni përballje të shpeshta me kolegë që nuk i duroni dot. Në planin financiar po nuk bëtë kujdes mund të keni probleme goxha serioze.

Virgjëresha

Do jeni mjaft kurajozë dhe nuk do ndaleni për asgjë çast sot. Ritmi do jetë edhe më i përshpejtuar nga më parë. Me Jupiterin në anën tuaj edhe ju do e keni çdo gjë më të lehte dhe më të qartë në planin sentimental. Romantizmi do të rizgjohet dhe do ia kaloni mjaft mirë. Ju beqarët do jeni ata më të favorizuarit. Shfrytëzojini sa te mundni takimet që do bëni sepse mund të ndesheni edhe me personin e duhur. Në punë do jeni mjaft inteligjentë, të kujdesshëm dhe të pamposhtur. Problemi i vogël që ju është shfaqur së fundmi do mund të kalohet. Në planin financiar do merrni iniciativa të mëdha për ta stabilizuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë.

Peshorja

Sektori financiar mund t’iu sjellë goxha shqetësime gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëheni gati për t’i përballuar ato me sa më shumë lehtësi. Nëse jeni në një lidhje edhe pse nuk do ketë furtuna të forta, ju duhet të mbroheni gjithë kohës. Bashkëpunoni më tepër me partnerin dhe do i bëni ballë çdo vështirësie. Një takim ekzaltues do iu bëjë ju beqarëve të harroni realitetin dhe të ëndërroni pa kufij. Do ndiheni mirë, por mbajini këmbët në tokë. Në punë mos i refuzoni këshillat që do iu japin, por ne fund bëni atë që mendoni se është më e mira. Financat do të destabilizohen. Mos merrni vendime impulsive sepse ato do e përkeqësojnë situatën.

Akrepi

Marrëdhënia me të tjerët do jetë shumë e mirë sot dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur përherë. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t’ia plotësojë tjetrit. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të presin. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do filloni të mendoni edhe për të ndërmarrë një projekt vetjak. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten.

Shigjetari

Sot do bëni mirë të meditoni dhe të mendoheni gjatë. Klima nuk do jetë shumë e ngrohtë dhe shpesh do përballeni me sfida të vështira. Për ju të dashuruarit dita do jetë shumë e paqëndrueshme. Do jeni shumë konfuzë për lidhjen që keni krijuar dhe nuk do preferoni të mbylleni në vetvete e të reflektoni gjatë. Ju beqarët në të kundërt do entuziazmoheni mjaft nga një takim që do realizoni dhe do hidhni hapa pa u menduar gjatë. Në punë do e bëni çdo gjë me pasin sepse jeni ne fushën më të pëlqyer dhe gjërat kanë për t’iu shkuar shumë mirë. Në planin financiar do vendosni rregull dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Sot do ju mungojë realizmi dhe kujdesi çka mund të sjellë probleme të vazhdueshme. Mundohuni t’i rivendosni sa më parë këmbët në tokë në mënyrë që të mos vuani. Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Bëni shumë kujdes me gjithçka që do thoni në mënyrë që mos lëndoni dhe mos lëndoheni. Nëse jeni beqarë kujdes mos dashuroheni pas dikujt, i cili nuk bën për ju. Kontrollojini emocionet. Në punë bëni më shumë kujdes nga persona të afërt që me intriga do ju nxjerrin jashtë rrugës së duhur. Në planin financiar nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm, por ju do keni mundësi të ruani ekuilibrin.

Ujori

Gjatë kësaj dite do e ruani gjithë kohës kontrollin dhe nuk do reagoni pa qenë plotësisht të bindur për diçka. Nëse jeni në një lidhje jeta do ju shkojë edhe më mirë sesa e kishit menduar. Mund ta përforconi lidhjen dhe mund të bëni plane për fejesë. Gjithçka është e mundur. Ju beqarët do e shfrytëzoni aftësinë tuaj për të joshur dhe do bëni për vete dikë interesant. Në punë do jeni gjithë kohës burim frymëzimi dhe do ja dilni në çdo iniciativë që do ndërmerrni. Financat nuk do kenë as ndryshime pozitive dhe as negative. Mundohuni sa të mundni të ruani ekuilibrin dhe të ulni shpenzimet.

Peshqit

Plutoni do ju ndihmojë të keni arritje në çdo fushë sot dhe do ndiheni më të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje do keni fat dhe do mund ta përforconi më shumë lidhjen që keni krijuar. Kështu siç jeni mund të përballoni sfida e vështirësi nga më të ndryshmet. Klimë e shkëlqyer edhe për ju beqarët. Pranoni ftesat që do iu bëhen dhe do takoni një person mjaft të veçantë. Në punë mos mendoni se çdo gjë do realizohet si me magji, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Nëse merreni me biznes sfidat do jenë më të vështira. Yjet do jenë mjaft të favorshëm edhe në sektorin financiar. Kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa limit.

Related Posts

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar
TvShow

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

July 23, 2025

Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës...

Read moreDetails
Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur
TvShow

Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur

July 23, 2025

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e...

Read moreDetails
Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira për të…
TvShow

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira për të…

July 23, 2025

Muaji gusht 2025 nuk është vetëm koha e pushimeve, por për disa shenja të zodiakut, është edhe periudha më me...

Read moreDetails
Arrestohet ish banori i BBVIP dhe vëllai i tij/ Detajet…
TvShow

Arrestohet ish banori i BBVIP dhe vëllai i tij/ Detajet…

July 22, 2025

Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025,   janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi,...

Read moreDetails
Ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e veçantë të vogëlushes
TvShow

Ish-banorja e BBVA jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

July 22, 2025

Xheisara Frisku, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë...

Read moreDetails
Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të planifikojnë një udhëtim dhe njohje të reja – Horoskopi, e Martë 22 Korrik 2025
TvShow

Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të planifikojnë një udhëtim dhe njohje të reja – Horoskopi, e Martë 22 Korrik 2025

July 22, 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni...

Read moreDetails
“Shkundet” toka helene, lëkundjet e tërmetit ndihen dhe në jug të Shqipërisë. Ja magnituda dhe epiqendra
TvShow

“Shkundet” toka helene, lëkundjet e tërmetit ndihen dhe në jug të Shqipërisë. Ja magnituda dhe epiqendra

July 22, 2025

Greqia është tronditur mëngjesin e kësaj të marte nga lëkundje tërmeti. Mësohet se tërmeti ishte me magnitutë 4.7 të shkallës...

Read moreDetails
Makina del nga rruga në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje
TvShow

Makina del nga rruga në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

July 22, 2025

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 anëtarëve të një familjeje nga Kosova ka ndodhur mëngjesin e së martës në...

Read moreDetails
Meri Gjini jep lajmin e madh: Javë vendimtare për vitin 2025, ja cfarë ju pret këto ditë
TvShow

Meri Gjini jep lajmin e madh: Javë vendimtare për vitin 2025, ja cfarë ju pret këto ditë

July 21, 2025

Një javë me aktivitete që ndihmohen nga vendosjet planetare. Nisim javën me Hënën te Binjakët, ku gjendet aty edhe Venusi....

Read moreDetails
E rëndë/ Foshnja lind 6-muajshe por gjen vd*kjen pasi i mituri e hedh në dysheme
TvShow

E rëndë/ Foshnja lind 6-muajshe por gjen vd*kjen pasi i mituri e hedh në dysheme

July 21, 2025

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në spitalin e fëmijëve në qytetin Lille të Francës, ku një foshnje e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.