Këngëtari Ademir Fresku mbeti i plagosur paraditen e sotme, pasi u godit me thikë nga një 50 vjeçar.
Ngjarja ndodhi jashtë lokalit të këngëtarit, pranë teatrit ‘Migjeni’, ndërsa nuk dihen ende motivet.
“Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit,” njoftoi pak më herët policia.
Kush është Ademir Fresku?
30 vjeçari Ademir Fresku është i njohur për publikun për pjesëmarrjen tij në në sezonin e tretë të “X Factor Albania” në kategorinë e djemve, me mentore Altuna Sejdiu. Ai u eliminua në javën e dytë të spektaklit, duke u renditur në vendin e 16-të pas duelimit me grupin “Dream Girls”.
Karriera e tij nuk u ndal aty, pasi vazhdoi të intepretonte në evente të ndryshme, ndëra në vitin 2014, ai mori pjesë në festivalin “Kënga Ime” me këngën “Vashë Engjëllore”.
Gjithashtu, ai ka performuar në aktivitete kulturore, si “Nata Shkodrane”, ku interpretoi këngën “Vashës t’bukur”.