Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.
Pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht”, tha kryeministri Rama, në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Edi Rama: Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin dhe jam realisht i lumtur sot t;’u them pensionistëve se fiks ashtu siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandate i rritjes së përvitshme të pensioneve.
Kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet do vit, mund të bëjmë atë që jemi zotuar, të rrisim pensionet vit pas viti.
Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.
Konkretisht sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet…
Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 000 lekë nga 27 350 që është sot
Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 000 lekë nga 15 850 që është sot
Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë nga 11500 lekë që është sot
Pensioni familjar të shkojë 18000 lekë nga 11 400 që është sot
Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 000 lekë nga 20000 që është sot
Ndaj nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj si vijon. E përsëris
			











