Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit, në afërsi të ambasadës Amerikane.
![]()

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur në trotuar, duke shkaktuar lëndime tek disa persona.
Ende nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa forcat e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur në vendngjarje. Hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.
View this post on Instagram











