Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në aksin rrugor Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Varibopit”.
Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën ku për pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere.
Shkak për aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë si edhe mosrespektimi i distancës të një prej automjeteve të përfshira në aksident.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen r plotë të ngjarjes dhe normalizimin e trafikut në aksin rrugor.












