Jemi në një periudhë ku lëvizjet planetare me Mërkurin në retrogradë sjellin ndryshime e ndikime të ndjeshme emocionale, por dhe mundësi për transformim personal. Java 10–16 nëntor na sjell përballje, vendime të rëndësishme dhe ndryshime në fushën sentimentale apo profesionale të cilat do të jenë të pashmangshme.
Për të kuptuar më mirë çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve, a do të ketë surpriza për dashurinë, ndikime në financa, karrierë dhe shëndet, si dhe cilat janë ditët ku duhet treguar më shumë kujdes, astrologia dhe numerologia Liza Gjika , sjell një panoramë të detajuar të javës për çdo shenjë të horoskopit.
“E nisim nga shenja që është në epiqëndër këtë muaj, Akrepit, të cilit do t’i dalin në sipërfaqe shumë gjëra. Kemi dy planete në të kundërt, Mërkurin dhe Jupiterin. Planeti i fatit Jupiteri nëse është në kthim prapa do të thotë se rregullohen disa gjëra që janë anashkaluar ose nuk keni patur kohë. Kujdes personat që udhëtojnë nuk duhet të ecni shumë! Jemi në javën ku numri 11, pra data 11 duhet të jetë një datë ku duhet treguar kujdes dhe vëmendje.”
Dashi – Kujdes me problemet e shëndetit! Do diskutohen disa probleme të vogla familjare që lidhen me financat. Ana sentimentale jo shumë e qëndrueshme. Do keni shumë mendime dhe sygjerime gjë që tregon një pavendosmëri nga ana juaj. Kujdes me shëndetin, do të shfaqen disa probleme, ndërsa ana e financave duket në rritje.
Demi – Ana ekonomike është në ngritje, do të keni negociata me anëtarë të rinj për projekte, dikush e ka kapur mirë veten. Sa i takon fushës sentimentale do keni flirte të reja, por kujdes, mos nxitoni jepini kohë vetes se mund të bëheni pishman! Planeti i Jupiterit ju kujton se keni lënë diçka mbrapa, mund të riktheheni tek ishat dhe duke rregulluar situatën Jupiteri ju jep një shans të dytë.
Binjakët – Eshtë një periudhë pak e vështirë kjo për Binjakët sa i takon shëndetit. Kini kujdes me frymëmarjen dhe tiroidet edhe pse mund të jenë kalimtare. Gjithashtu kujdes me bisedat, mund të keni keqkuptime dhe do ju nervozojë kjo situatë. Disa probleme të vogla me ekonominë do rregullohen.
Gaforrja – Jeni shumë të trazuar, ju kanë ikur nga duart disa situata shumë të mira. Eshtë një periudhë ku do rregulloni disa gjëra bazike, ose do ktheheni tek ishi me këmbë në tokë ose ikni fare. Ana ekonomike do jetë në rritje, por do keni punëra të shumta dhe do mbingarkoheni.
Luani – Keni pasur disa komplikime nga e kaluara, mezi po hiqni gozhdën nga e kaluara, keni pasur shumë ngatërresa e trazime në jetën sentimentale, nuk i keni bërë mirë llogaritë, por do keni disa rregullime pavarësisht ngarkesave, Jupiteri do ju favorizojë në këtë aspekt. Duhet të mundoheni të gjeni fjalët e përshtatshme për të bindur individin që keni lënduar. Ana ekonomike nuk është mirë, keni prishur shumë para pa menduar, shikojini gjërat më me seriozitet, më qetë dhe më butë.
Virgjëresha – Në këtë periudhë jeni shumë mirë, jeni të lidhur me gjëra shumë serioze dhe që ju përmbushin. Në anën profesionale mund të keni disa projekte apo udhëtime. Ky moment do ju japë dritë për të ecur përpara edhe në fushën sentimentale që duket e favorizuar.
Peshorja – Do jeni nervozë dhe shumë të acaruar në këtë javë. Plane të tjera keni në mendje dhe të tjera shprehni, nuk ka një zgjidhje për momentin. Sa i takon anës ekonomike të ka shkarë situata nga dora, duhet të ekulibroheni pak që të rregulloni gjërat. Mund të keni edhe probleme shëndetësore me frymëmarrjen, kujdes!
Akrepi – Jeni pak i nervozuar, ju nuk pranoni gënjeshtra, por edhe ju keni bërë disa truke. Nga ana sentimentale do ju dalin disa gjëra që nuk do ju pëlqejnë, ndërsa nga ana e financave do keni projekte të reja që do ju rrisin të ardhurat tuaja. Kujdes me timonin dhe udhëtimet me makinë, sidomos këtë periudhë!
Shigjetari – Do të ndreqni disa gjëra që i keni lënë mbas dore, por kujdes, i jepni shumë dritë të tjerëve, përqendrohuni më shumë tek vetja juaj. Rreth jush do vijnë njerëz të shumtë, keni një fushë manjetike thithëse. Eshtë një periudhë plot udhëtime për ju, por mos bëni udhëtime të gjata.
Bricjapi – Kërkoni të rrisni financat, keni edhe dëshirë të ngrini familje, por uleni euforinë sepse nuk po kërkoni mendim dhe mund të gaboni. Kujdes në vendimmarrje! Nga ana shëndetësore do jeni shumë mirë.
Ujori – Keni pasur shumë ngarkesë me dokumentacione, prona, shkresa e letra, por mos firmosni në këtë periudhë, kini kujdes! Gjithsesi gjërat do marrin një drejtim shumë pozitiv. Kujdes me dhimbjen e kokës, tiroidet dhe dhëmballët, qëndroni në vende ku merrni energji pozitive dhe me njerëz që nuk janë toksik.
Peshqit – Jeni shumë mirë si në anën ekonomike dhe në anën sentimentale. Keni punë të reja, udhëtime të reja, por kujdes jo udhëtime të gjata se mund të keni humbje kohe, vonesa apo humbje bagazhesh. Mbani ekuilibrin dhe peshojini mirë gjërat!












