Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Durrës/ Grabitësit e karburantit l*ftë me policinë në autostradën Tirane-Durrës, mbetet i plagosur një nga…

August 24, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë.

Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën për të kryer një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, më 21 gusht, rreth orës 03:40.

Policia identifikoi automjetin e vjedhur dhe u vu në ndjekje të tij në orët e natës, rreth orës 01:00. Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, në drejtim të Shijakut. Në këtë moment, nga brenda mjetit u qëllua me armë zjarri ndaj efektivëve të Policisë.

Forcat e rendit u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ku si pasojë mbeti i plagosur A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

TëFundit

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

August 24, 2025
E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, flakët përhapen në brendësi të një magazine

E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, flakët përhapen në brendësi të një magazine

August 24, 2025

Ndërkohë, personi tjetër, L. Ç., 27 vjeç, po ashtu banues në Bilalas, që rezistoi me armë ndaj Policisë, u neutralizua dhe u arrestua.

Nga vendi i ngjarjes Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Njoftimi:

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

Related Posts

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)
TvShow

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

August 24, 2025

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar...

Read moreDetails
E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, flakët përhapen në brendësi të një magazine
TvShow

E frikshme/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, flakët përhapen në brendësi të një magazine

August 24, 2025

Një bombol gazi ka marrë flakë në një objekt që përdorej si magazinë në qendër të Elbasanit. Flakët janë përhapur...

Read moreDetails
E rëndë në vend! Një grua i vë flakën vetes, dyshimet e para…
TvShow

E rëndë në vend! Një grua i vë flakën vetes, dyshimet e para…

August 24, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 78-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke djegur veten me...

Read moreDetails
E dhimbshme:La pas 3fëmijë mërgimtari humb jetën,sapo ishte kthyer nga pushimet në Shqipëri…
TvShow

E dhimbshme:La pas 3fëmijë mërgimtari humb jetën,sapo ishte kthyer nga pushimet në Shqipëri…

August 24, 2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën mërgimtari Arianit Kastrati, 44-vjeçar nga fshati Drenoc i Rahovecit....

Read moreDetails
Hëna e zezë e Gushtit, ja cilat shenja të horoskopit do të preken më shumë
TvShow

Hëna e zezë e Gushtit, ja cilat shenja të horoskopit do të preken më shumë

August 24, 2025

Hëna e Zezë e  gushtit 2025 është një Hënë e re e rrallë,   që ndodh kur brenda një sezoni...

Read moreDetails
Humbi jetën krejt papritur, zbulohen detaje: Ja cfarë i mori jetën gazetarit dhe publicistit të njohur
TvShow

Humbi jetën krejt papritur, zbulohen detaje: Ja cfarë i mori jetën gazetarit dhe publicistit të njohur

August 23, 2025

Publicisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në...

Read moreDetails
“Do t’i tërheqin paratë si me magnet”/ Ja tri shenjat që do bëjnë NAMIN në shtator
TvShow

“Do t’i tërheqin paratë si me magnet”/ Ja tri shenjat që do bëjnë NAMIN në shtator

August 23, 2025

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë...

Read moreDetails
Makina doli nga rruga, plagosen tre anëtarë të një familje
TvShow

Makina doli nga rruga, plagosen tre anëtarë të një familje

August 23, 2025

Nje aksident ndodhi sot ne Shkoder. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek...

Read moreDetails
“Gruan e vr*va se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari pas kryerjes së aktit, veshi rroba që gjeti te…
TvShow

“Gruan e vr*va se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari pas kryerjes së aktit, veshi rroba që gjeti te…

August 23, 2025

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet se...

Read moreDetails
E papritur/ Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
TvShow

E papritur/ Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

August 23, 2025

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime me familjen...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.