Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Doni flokë të gjatë, plot volum e shkëlqim? Ylli Merja ju tregon sekretin me 7 maska qe mund te behen ne…

January 23, 2025
in Këshilla Shëndeti
Ylli Merja
0
VIEWS

Kujdesi natyral për flokët e djegur, rënien dhe thinjat. Disa trajtime në kushte shtëpie nga Ylli Merja

Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët,

të cilët janë shumë të rëndësishëm sidomos për femrat dhe shpesh për shkak të erës, diellit, ujit apo faktorëve të tjerë si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm flokët dëmtohen, dobësohen dhe bien.

Ndonjëherë, flokët e gjatë dhe me volum duken një ëndërr e pamundur.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Por shumë prej nesh e dinë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi.

Trajtimi i flokëve në shtëpi mund të jetë shumë efektiv për të patur flokë gjithnjë e më të shëndetshëm, pa yndyrë, plot jetë, pa zbokth, pa maja të djegura dhe mbi të gjitha si të luftojmë rënien dhe të kemi flokë të gjatë plot shkëlqim.

Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja na tregon produktet natyrale që të gjithë mund t’i përdorim si mënyrë alternative për të patur flokë të shëndoshë për t’u patur zili.

“Eshtë shumë e rëndësishme që së pari të njohim shkaktarët e dobësisë së flokëve dhe rënies së tyre” thekson Merja, duke treguar disa prej shkaktarëve kryesorë:

– Mungesa e mikroelemente (zink, hekur, kalcium, nutrientë) anemia
– Çrregullimet hormonale, tiroide
– Sëmundjet autoimune dobësojnë flokun
– Vitaminat B, E, D, biotina të ulura në vlerë
– Kriprat e shumta në skalpin e flokut gjatë verës
– Ankthi, çrregullimi i qarkullimit të gjakut në skalpin e kokës
– Uji i nxehtë gjatë larjes shton yndyrën në flok
– Shtrëngimi i flokëve me llastik
– Pakujdesia për ushqimin e veçantë të flokut
“Ashtu si një njeri i sëmurë do një ushqim të veçantë, edhe floku kërkon një trajtim të tillë” thekson Ylli Merja, duke na dhënë disa formula dhe maska tepër efikase për problematika të ndryshme me flokët.

Formulë e përgjithshme për flokët e dobët, të djegur

– Presim majat e flokëve të djegur dhe flokët dyshe në gjatësi 5-8 mm
– Përziejmë 2-3 lugë gjelle qumësht me 1 lugë gjelle miell tërshëre, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1/2 lugë gjelle fara liri
Kujdesi për flokët e thatë

– Në flokët e thata qelizat e fibrave hapen si gojëza dhe floku duket i ashpër dhe i çrregullt
– Mos e thani flokun me ajër të nxehtë
– Për flokët e thata që duken si të zbehtë pa shkëlqim përzieni 1/2 lugë kafeje vaj recini, 1/2 lugë kafeje vaj kokosi, 8-10 pika esencë rozmarine. Nga ky vaj lyeni flokun pasi e keni larë
– Për larje përdorim shampo me rozmarinë dhe sherebel
Kujdesi për skalpin e kokës dhe rënien

– Kur floku bie shumë dhe skalpi i kokës dhemb grijmë një kokërr qepë, 1 limon dhe 1 lugë çaji uthull molle. E mbështjellim gjithë skalpin e kokës me këtë maskë dhe e lëmë për një orë. Më pas shplani flokun dhe lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Pasi thahet vendosim mbi skalp 1/2 lugë kafe nga përzierja e vajit të recinit me kokos dhe rozmarinë.
Kujdesi për flokë me zbokth

– Kur floku ka zbokth dhe skalpi ka kruarje, përziejmë së bashku: 1.5 lugë gjelle miell tërshëre, 1 lugë miell bajamesh të qëruara, 1-2 lugë gjelle uthull molle dhe 1,5 lugë gjelle vaj ulliri. Këtë maskë e lëmë mbi flokë 20~25 minuta
– Përdorim shampo me livando dhe sherebelë, kokën e lajmë duke masazhuar skalpin
Kujdesi për flokët e thinjur

– Flokët ngjyrë gështenje janë thinjur, përziejmë: 1 lugë çaji miell nga arrat e njoma të gjelbra (1 kokërr), 1 lugë çaji vaj kokosi, 1 lugë supe mjaltë, 1 lugë çaji uthull molle. Lihet maska mbi flokë 20-25 minuta, lahen flokët dhe pas tharjes vendosim në flokë 4-5 pika rozmarinë dhe 1 lugë kafeje vaj kokosi.
– Flokë ngjyrë të zezë të thinjur, përziejmë: 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle vaj kokosi, 1 frut qingle ose 1 lugë gjelle frut me ngjyrë të zezë, 1 lugë çaji uthull molle. Maska lihet 25-30 minuta, shplahen flokët dhe pas tharjes vendosim 4-5 pika vaj rozmarine dhe 1 lugë kafe vaj kokosi.
– Flokët e kuq janë dobësuar dhe për të ruajtuar pigmentimin e tyre përziejmë: 1 lugë supe miell karote, 1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj kajsie ose bajame dhe 1 lugë lëng qepe të kuqe. Vendoseni maskën mbi flokë, lëreni 30 minuta, më pas shplani flokët dhe pasi thahet floku vendosni 1 lugë kafeje vaj kajsie ose bajame.

Tags: Ylli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.