Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Do ju ngelin xhepat bosh…’ Jorgo Pulla i ‘trembur’ nga paralajmërimi i yjeve, ja cfarë thotë ai!

April 22, 2025
in Të Fundit
1.6k
VIEWS

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes.

I ftuar në një emision televiziv, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 21-27 prill, për 12-të shenjat e zodiakut.

Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të vijojë me ndikime të forta planetare, duke na bërë të reflektojmë dhe të jemi më të kujdesshëm në hapat që marrim, kryesisht në ekonomi.

TëFundit

Nëntori vjen B0MBASTIK për këto shenja! Ja cilat janë ditët më me fat të këtij muaji

Nëntori vjen B0MBASTIK për këto shenja! Ja cilat janë ditët më me fat të këtij muaji

October 30, 2025
TRONDITESE në vend! 48-vjeçari kryen marrëdhënie s*ksuale me një të mitur me dh*ne

TRONDITESE në vend! 48-vjeçari kryen marrëdhënie s*ksuale me një të mitur me dh*ne

October 30, 2025

“Një javë me ndikime të forta planetare, ku Saturni formon një kënd, i cili është i shkëlqyeshëm për të rishikuar prioritetet tona dhe për të parë nëse po shkojmë në drejtimin e duhur.

Është një javë që na ndihmon të ecim përpara, gjithashtu do të kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fundjavë, formuar në shenjën e Demit me pjesëmarrjen e Marsit nga Luani dhe Plutonit nga Ujori.

Favorizohen fillime të reja dinamike, kryesisht preken shenjat si: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori”, thekson Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

DASHI

Kjo javë është plot energji intensive, por edhe sfida.
Mërkuri dhe Afërdita janë në shenjën e Peshqëve, gjë që ndikon në komunikimin dhe marrëdhëniet, në emocione, por sjell dhe ndryshime të papritura. Mund të ndiheni sikur situatat janë jashtë kontrollit tuaj, por kjo mund të jetë shtysë për fillime të reja. Në jetën tuaj emocionale, kjo javë sjell ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të shmangni reagimin e tepërt, pasi komunikimi mund të jetë konfuz.

DEMI

Hëna e re e prillit formohet në shenjën tuaj me pjesëmarrjen e Marsit nga Luani dhe Plutonit në Ujor. Kjo është një Hënë e re veçanërisht intensive, favorizon fillime të reja dinamike, kryesisht ndikohen pozitivisht shenjat si: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori, ose ata që kanë një ashendent ose planete në këto shenja. Afërdita planeti i dashurisë ndodhet në shenjën e Peshqve, ku ju ndihmon të stabilizoni ekonominë tuaj. Mërkuri gjithashtu është tek Peshqit dhe ndikon në fushën e ekonomisë, ku ju rekomandon të bëni pak kujdes nga shpenzimet e tepërta. Nëse ndiheni të pasigurtë, shmangni marrjen e vendimeve të mëdha këtë javë! Në jetën tuaj emocionale, mund të ketë momente pasigurie ose ngarkesë emocionale. Nëse jeni në një lidhje, duhet të përpiqeni të ruani ekuilibrin dhe të mos lejoni që keqkuptimet e vogla të përshkallëzohen. Nëse jeni beqarë, e shtuna sjell një moment domethënës që mund të ndryshojë rrjedhën e emocioneve tuaja.

BINJAKËT

Saturni formon një lidhje me nyjen e veriut (Karma). Ky kënd është i shkëlqyeshëm për të rishikuar prioritetet tona dhe për të parë nëse po shkojmë në drejtimin e duhur. Megjithëse Saturni nuk është kurrë një ndikim i lehtë dhe krijon nje sërë pengesash, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë ato. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme të mos dorëzoheni para frikës dhe zhgënjimit. Preken Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. Në jetën tuaj personale, komunikimi është pika e dobët këtë javë. Nëse jeni në një lidhje, bëni kujdes nga keqkuptimet dhe fjalët që mund të keqinterpretohen! Nëse jeni beqarë, e shtuna mund të sjellë një ribashkim ose rilindjen e një ndjenje të vjetër që do t’ju bëjë të rimendoni.

GAFORRJA

Dielli në shenjën e Demit formon një katror me Plutonin në Ujor, duke iu referuar pakujdesive në marrëdhëniet tona. Prek kryesisht shenjat si: Demi, Luani, Akrepi, Ujori dhe Gaforrja, me ditëlindje në ditët e para të shenjave të tyre, ose ata që kanë planetë apo ashendentë në shenjat e mësipërme. Në jetën tuaj emocionale, kjo javë kërkon vëmendje dhe durim! Nëse jeni në një lidhje, mund të ketë vështirësi në komunikim ose keqkuptime që mund të shkaktojnë tension. Nëse jeni beqarë, mbrojini ndjenjat tuaja dhe mos lejoni që pasiguritë të përcaktojnë zgjedhjet tuaja.

LUANI

Hëna e Re e datës 27 prill formohet në shenjën e Demit me pjesëmarrjen e Marsit në shenjën tuaj dhe Plutonit në Ujor. Kjo është një Hënë e re veçanërisht intensive, e cila lehtë mund t’ju ndihmojë në marrëveshje biznesesh. Ngjarjet aktuale do të ndikojnë në ekonomi. Favorizohen fillime të reja dinamike, të cilat megjithatë mund të vijnë nga një takim shumë i frytshëm nga e kaluara. Në jetën tuaj emocionale, gjërat janë konfuze dhe vendimet janë të vështira. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i qaseni çështjeve me durim dhe kujdes. Nëse jeni beqarë, java sjell konflikte emocionesh dhe mendimesh, por edhe mundësinë për të gjetur një rrugë të qartë në drejtimin e duhur.

VIRGJËRESHA

Marsi në Luan formon një kënd me Plutonin në Ujor dhe ndikon në mënyrën se si e menaxhojmë situatën, për të patur rezultatet përkatëse. Nga ana pozitive, na jep motivim për të luftuar për çfarëdo qëllimi që kemi, jep dëshirë në rritje ekonomike, por edhe prirje për autonomi dhe pavarësi. Për fat të mirë kjo javë na sjell dhe surpriza të mëdha. Në jetën tuaj emocionale, mund të përjetoni ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit dhe të jeni më të hapur për të kuptuar nevojat e partnerit. Nëse jeni beqarë, një njohje e re mund të sjellë keqkuptime, ndaj mos nxitoni në veprime!

PESHORJA

Mërkuri nga shenja e zjarrtë e Dashit, ndihmon duke përshpejtuar të menduarit dhe reflekset tona. Këtu, Mërkuri bëhet lehtësisht i pasionuar dhe i emocionuar për një ide, një vizion, por shpesh na jep forcë, këmbëngulje dhe durim për të përfunduar punën që kemi nisur, duke favorizuar shumë nismat e reja. Në jetën tuaj personale mund të lindin momente tensioni dhe emocionesh të tepërta, veçanërisht nëse keni dyshime për marrëdhënien tuaj ose keni lënë pas dore komunikimin me partnerin. Nëse jeni beqarë, kjo javë ju sjell emocione të papritura, por kujdes se si i investoni emocionet tuaja.

AKREPI

Kjo javë sjell vonesa dhe pengesa të vogla. Është një kohë e mirë për të përfunduar detyrat në pritje ose për të rishikuar strategjitë tuaja. Në financat situatat e paparashikuara kërkojnë përmbajtje dhe kujdes në shpenzime, ndërkohë që mund të lindin vonesa apo mosmarrëveshje në çështjet financiare. Në jetën tuaj personale, pak kujdes, sepse kjo javë vërtetë sjellë kthjellime të forta emocionale, por sa gati jeni ju të merni vendime!? Nëse jeni në një lidhje, gjërat mund të përmirësohen, por vetëm nëse ka një komunikim të hapur dhe të sinqertë. Nëse jeni beqarë, java mund të sjellë një zgjim emocional, që do t’ju ndihmojë të merrni vendime për të ardhmen tuaj.

SHIGJETARI

Kjo javë do të na ndihmojë gradualisht të rindezim marrëdhëniet tona, të gjejmë më shumë përgjigje në kontaktet tona dhe të ndjejmë kënaqësi më të madhe nga gjërat që na japin gëzim. Do të përfitojmë gjithashtu nga ndikimet pozitive financiare sigurisht, deri në fund të muajit kemi mundësi të pafundme. Në jetën tuaj emocionale, kjo javë sjell ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, keni nevojë për durim dhe vëmendje në komunikimin me partnerin. Duket se kjo javë do të sjellë një emocion dhe një rinovim, që mund të çojë në fillime të reja apo edhe sfida.

BRICJAPI

Kjo javë është plot me rishikime dhe ndryshime, veçanërisht me Mërkurin dhe Afërditën me një trekëndësh që jep mundësi dhe stabilizime ekonomike. Ndërsa gjërat mund të duken pak të vështira, mos u shqetësoni, pasi këto ndryshime janë për të mirën tuaj dhe ju hapin perspektiva të reja. Në jetën tuaj emocionale, nëse jeni në një lidhje, kjo javë do të sjellë nevojën për më shumë kohë dhe komunikim me partnerin. Hëna e re në shenjën e Demit ditën e diel, me pjesëmarrjen e Marsit nga Luani dhe Plutoni nga Ujori, ka shumë ndikim. Kjo Hënë e re në Dem na surprizon me disa zbulime të rëndësishme që do ta ndihmojnë marrëdhënien të ecë përpara. Nëse jeni beqar, zhvillimet do jenë të shpejta dhe të sigurta për të ardhmen në dashuri.

UJORI

Mërkuri në shenjën e Dashit formon një gjashtëkëndësh me Plutonin, një kënd ky që është shumë i dobishëm për të na ndihmuar të jemi më të vëmendshëm, të përqëndrohemi më lehtë në qëllimet tona, të dëgjojmë më shumë se sa të flasim, gjë që prek pozitivisht dhjetëditëshin e parë dhe të tretë të kësaj shenje. Në jetën tuaj emocionale, ndryshimet janë të mundshme! Nëse jeni në një lidhje, komunikimi është pika e dobët e javës, ndaj duhet të keni kujdes ndaj reagimeve dhe të shmangni diskutimet e tepërta. Nëse jeni beqarë, përgatituni, pasi fundjava do të ketë surpriza dhe mund të sjellë një këndvështrim të ri në jetën tuaj të dashurisë ose të sqarojë një marrëdhënie që ju ka mbetur në të kaluarën.

PESHQIT

Kjo javë kërkon kujdes në marrje vendimesh sepse do të keni mundësi për të vepruar, por kjo javë është thikë me dy presa nga njëra anë, ndërsa kërkoni të ndryshoni punë që të keni më tepër rritje në ekonomi, kurse nga ana tjetër mund të keni dhe një farë pasigurie. Shikoni me kujdes gjërat para se të bëni ndryshimet në fushën e biznesit! Në jetën tuaj sentimentale, java sjell momente intensive emocionale, nga mesjava duket se do ju ndriçojë të kaluarën dhe do ju sjellë ndryshime. Nëse jeni në një lidhje mund të lindin tensione, por me pak vëmendje do arrini t’i kapërceni. Nëse jeni beqarë, java mund të sjellë njohje të reja ose të sqarojë një çështje të vjetër dashurie, sidomos në fundjavë me Hënën e re në Dem.

Tags: HoroskopiJorgo Pullashenjatyjet

Related Posts

Nëntori vjen B0MBASTIK për këto shenja! Ja cilat janë ditët më me fat të këtij muaji
Të Fundit

Nëntori vjen B0MBASTIK për këto shenja! Ja cilat janë ditët më me fat të këtij muaji

October 30, 2025

Muaji nëntor pritet të jetë një periudhë me fokus te ambicia, reflektimi dhe vendosmëria për të përfunduar vitin 2025 me...

Read moreDetails
TRONDITESE në vend! 48-vjeçari kryen marrëdhënie s*ksuale me një të mitur me dh*ne
Të Fundit

TRONDITESE në vend! 48-vjeçari kryen marrëdhënie s*ksuale me një të mitur me dh*ne

October 30, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një të miture....

Read moreDetails
Ledri i përket të shkuarës! Sara Hoxha poston foton e lumtur me ‘dashurinë’ e jetës
Të Fundit

Ledri i përket të shkuarës! Sara Hoxha poston foton e lumtur me ‘dashurinë’ e jetës

October 30, 2025

Sara Hoxha e cila kohët e fundit është përfolur se është në një lidhje me Erik Fullanin, ka surprizuar ndjekësit...

Read moreDetails
Aksident i rëndë në vend! Makina përplaset me kamionin, një person…
Të Fundit

Aksident i rëndë në vend! Makina përplaset me kamionin, një person…

October 30, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë një shkolle private. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen...

Read moreDetails
Janë ndarë apo jo, Klea Huta vendos të TREGOJE të vërtetën!
Të Fundit

Janë ndarë apo jo, Klea Huta vendos të TREGOJE të vërtetën!

October 30, 2025

Klea Huta ka hedhur poshtë në mënyrë të tërthortë zërat për ndarje nga Elgit Doda. Moderatorja ka publikuar së fundmi...

Read moreDetails
E dhimbshme! Aksidenti tragjik i merr jetën vëllait 18 vjecar të moderatorit të njohur!
Të Fundit

E dhimbshme! Aksidenti tragjik i merr jetën vëllait 18 vjecar të moderatorit të njohur!

October 30, 2025

Një aksident i rëndë rrugor tronditi komunitetin e Bellaria Igea Marina në Rimini pasditen e 29 tetorit, ku Evan Oscar...

Read moreDetails
E fundit: Sëmuret ish banorja e BBV, ja cfarë dyshohet të ketë!
Të Fundit

E fundit: Sëmuret ish banorja e BBV, ja cfarë dyshohet të ketë!

October 29, 2025

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga prapaskenat e klipit...

Read moreDetails
‘O Flavio, hapi sytë e mos na le…’ Lot, britma dhe dhimbje në cermoninë m*rtore të 19 vjecarit shqiptar që u…
Të Fundit

‘O Flavio, hapi sytë e mos na le…’ Lot, britma dhe dhimbje në cermoninë m*rtore të 19 vjecarit shqiptar që u…

October 29, 2025

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, Flavio Saraçi, që...

Read moreDetails
Një muaj, tronditës, i vështirë dhe stropacues për këto shenja! Nëntori vjen i ‘EGER’
Të Fundit

Një muaj, tronditës, i vështirë dhe stropacues për këto shenja! Nëntori vjen i ‘EGER’

October 29, 2025

Muaji nëntor pritet të mos jetë aspak i qetë për disa shenja të zodiakut. Lëvizjet planetare, veçanërisht kalimi i Marsit...

Read moreDetails
‘Kërkon nëna djalë, e djali nuk përgjigjet…’ Aksidenti tragjik i merr jetën 25 vjecarit në lule të rinisë
Të Fundit

‘Kërkon nëna djalë, e djali nuk përgjigjet…’ Aksidenti tragjik i merr jetën 25 vjecarit në lule të rinisë

October 29, 2025

Personi që shihni në foto është 25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi motori i tij u aksidentua...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.