Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Dashuria, puna dhe financat, Horoskopi i datës 8 prill 2025: Ka rrezik të ndodhin tronditje në buxhet

April 8, 2025
in ShowBizi
Horoskopi
658
VIEWS

Dashi/Kokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët.

Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t’i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate.

Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve.

TëFundit

U zhduk pas përfundimit të ‘BBVA’, lajmërohet Ledion Liço

U zhduk pas përfundimit të ‘BBVA’, lajmërohet Ledion Liço

August 23, 2025
U arrestua diten e djeshme, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

U arrestua diten e djeshme, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

August 23, 2025

Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni.

Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë keni grindur. As financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo nga pamaturia që do tregoni.

Demi

Mos luani me nervat e të tjerëve sot sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më pas.

Nëse jeni në një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do jetoni në një ambient harmonik nëse tregoheni realistë dhe e dashuroni partnerin pa dorashka.

Ai nga ana e tij do lërë çdo gjë pas dorë që t’iu përkushtohet.

Ju beqarët mund të keni disa njohje, por për të shmangur zhgënjimet më vonë më mirë të mos guxoni të hidhni hapa. Në punë duhet të vazhdoni të ecni përpara duke mos kërkuar gjithë kohës mbështetjen e kolegëve. Duhet të mësoni t’ia dilni vetë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia.

Binjakët

Mërkuri më në fund do ju bëjë më realistë. Kjo gjë do bëjë që ju të shmangni gabimet dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të moderuar dhe të kujdesshëm. Po bëtë gabime të mëdha do i vuani gjatë pasojat. Në mbrëmje qetësia do rikthehet. Nëse jeni beqarë mund të keni goxha vështirësi për të gjetur personin ideal, por nuk duhet të dorëzoheni. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe askush nuk do ju pengojë të realizoni objektivat. Duhet thjesht të tregoheni pak më transparentë me shefat. Buxhetin nuk do keni shumë kujdes dhe ka rrezik të ndodhin disa tronditje.

Gaforrja

Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Nëse ende nuk keni dikë në krah, më mirë ta lini veten të lirë. Po kërkuat qiqra në hell keni për të mbetur gjatë me këtë status. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.

Luani

Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.

Virgjëresha

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.

Peshorja

Dita e sotme do jetë edhe më e pasur në planin intelektual dhe kreativ. Nëse jeni të dashuruar dhe keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë mes të dyve. Do bashkëpunoni, do flisni hapur dhe do i dërgoni njëri-tjetrit mesazhe të ngrohta. Nëse jeni vetëm në mesditë do keni një surprizë shumë të këndshme. Thjesht takime apo dashuri me shikim të parë, këtë do ta zbuloni vetë. Në punë marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Nga ana tjetër kreativiteti do ju bëjë të arrini edhe më shumë nga sa e kishit menduar. Financat vazhdoni t’i keni nën kujdes sepse gjendja ende nuk do jetë përmirësuar sa duhet.

Akrepi

Venusi do e favorizojë tej mase jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe duke qenë të mbushur nga kjo anë çdo gjë tjetër do ju duket më e lehtë. Ju që keni kohë që keni një lidhje do mendoni të shpërnguleni diku tjetër dhe të provoni sfida të reja. Për njëri-tjetrin do bëni çdo gjë që do keni në dorë dhe nuk do mbani ndonjë fjalë më shumë. Edhe ju beqarët keni për të pasur fat me shumicë dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë do i merrni gjërat më me optimizëm dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe si ta mbanin nën kontroll.

Shigjetari

Sot do e keni të vështirë të tregoheni realistë dhe duke ëndërruar më shumë sesa duhet mund të mërziteni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah pasi po bëtë gabime mund të keni probleme serioze. Në mbrëmje do jeni më energjikë dhe më pasionantë. Ju beqarët nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin dhe do preferoni të mos hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ju duhet patjetër të bëni një riorganizim të situatën në të cilën ndodheni që të kuptoni edhe vetë se ku jeni. Nuk do ketë gjëra të jashtëzakonshme. Financat do jenë të pakta dhe do ju duhet të merrni hua.

Bricjapi

Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm me komunikimin dhe fjalët që do përdorni gjatë kësaj dite ka rrezik që çdo gjë t’iu shkojë keq. Nëse jeni në një lidhje do jeni të privilegjuar sepse partneri do kalojë më shumë kohë me ju dhe do ju bëjë edhe surpriza të këndshme. Do ndiheni shumë të privilegjuar dhe do emocionoheni gjithë kohës. Kujdes vetëm mos thoni diçka që mund të prishë çdo gjë. Ju beqarët duhet thjesht të tregoheni më të hapur e më të sinqertë dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Në punë do ju aprovohen idetë dhe kërkesat që keni bërë kështu që do ndiheni mire. edhe financat do jenë më të stabilizuara.

Ujori

Hëna do forcoje elokuencën tuaj gjatë kësaj dite dhe do favorizoje suksesin në çdo sektor. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju frymëzojë dhe do ju bëjë t’i shprehni ndjenjat akoma dhe më shumë. Do reflektoni e madje do merrni edhe disa vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni kohë që jeni të vetmuar përgatituni për një ditë me shumë fat dhe me ndryshime të njëpasnjëshme. Në punë Venusi do ju ndihmojë të gjeni rrugën më të shkurtër për të arritur suksesin. Do keni goxha arritje profesionale. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do gjendeni në vështirësi të mëdha më pas.

Peshqit

Nëse vendosni të hidhni hapa në një drejtim të caktuar mundohuni të mos keni asnjë lloj dyshimi dhe të ktheni kokën pas. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që dikush të mundohet t’iu nxitë në konflikte me partnerin. Mos besoni as tek personat më të afërt sepse mund të lëndoheni pafundësisht. Ju beqarët do jeni të gatshëm të pranoni edhe mundësitë për aventura sepse mbi të gjitha ju nuk doni të mbeteni vetëm. Në punë do ju duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe të mos mendoni gjithmonë se të tjerët janë më të mirë se ju. Buxheti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm.

Tags: Horoskopi

Related Posts

U zhduk pas përfundimit të ‘BBVA’, lajmërohet Ledion Liço
ShowBizi

U zhduk pas përfundimit të ‘BBVA’, lajmërohet Ledion Liço

August 23, 2025

Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, është treguar shumë i rezervuar në daljet publike që pas përfundimit të...

Read moreDetails
U arrestua diten e djeshme, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës
ShowBizi

U arrestua diten e djeshme, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

August 23, 2025

Vajza e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani 39 vjeç, e njohur si Marina Fara, u arrestua ditën e djeshme në...

Read moreDetails
Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator
ShowBizi

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

August 22, 2025

DASHI Ky muaj ju sheh aktivë falë mbështetjes së Diellit dhe Merkurit. Është një muaj me shumë mundësi dhe frymëzim....

Read moreDetails
Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

August 22, 2025

•Dashi Java nis me nje vale te fuqishme energjie. Idete tuaja, karizma dhe deshirat tuaja jane ne sinkron te plote...

Read moreDetails
Lajm i TRISHTE/ Ndërron jetë djali i  reperit të njohur shqiptar
ShowBizi

Lajm i TRISHTE/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

August 22, 2025

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin...

Read moreDetails
E fundit/ Arrestohet vajza e Eli Farës, zbulohet arsyeja
ShowBizi

E fundit/ Arrestohet vajza e Eli Farës, zbulohet arsyeja

August 22, 2025

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është ndaluar ditën e sotme nga policia gjatë një operacioni të...

Read moreDetails
Hëna e re e 23 gushtit, cilat janë tre shenjat që do të ndikohen më shumë
ShowBizi

Hëna e re e 23 gushtit, cilat janë tre shenjat që do të ndikohen më shumë

August 22, 2025

Hëna e re në Virgjëreshë, më 23 gusht, do të sjellë me vete energji intensive, trazira dhe mundësi për fillime...

Read moreDetails
“Shmangni shpenzimet e mëdha”, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
ShowBizi

“Shmangni shpenzimet e mëdha”, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

August 19, 2025

Dashi – Ata që janë në një lidhje do kërkojnë më shumë qëndrueshmërinë dhe besnikërinë sesa pasionin. Urani ka rrezik të...

Read moreDetails
Horoskopi javor, ja kush janë shenjat më me fat
ShowBizi

Horoskopi javor, ja kush janë shenjat më me fat

August 17, 2025

Horoskopi i Dashit Pesë yje për Dashin. Lajm i mirë për dashurinë sepse Venusi është në anën tuaj dhe nëse...

Read moreDetails
Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit nga Korfuzi
ShowBizi

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit nga Korfuzi

August 16, 2025

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.