Shtëpia e Big Brother VIP Albania është bërë edhe më dinamike pas hyrjes së Vserlos, i cili ka krijuar debate të ashpra dhe përplasje me banorët, sidomos me Gjestin.

Por duket se edhe të afërmit e këngëtarit nuk qëndrojnë indiferentë ndaj dinamikave të shtëpisë.
Në Instagramin e Vserlos, ata kanë bërë një deklaratë të papritur dhe thumbuese:
“Gjesti ka më shumë gjasa të martohet me Vserlon sesa me Eglin.”
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur raporti mes Gjestit dhe Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes.
Disa banorë dhe ndjekës e kanë cilësuar lidhjen e tyre më shumë si një lojë strategjike, sesa një romancë të sinqertë.