Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Cfarë po ndodh kështu? Evi Kokalari HABIT RRJETIN me DEKLARATEN e saj për ‘SHPETIMIN’ e Parashqevis dhe ngre dyshime të mëdha për një situat të inskenuar?!

December 17, 2024
in Të Fundit
706
VIEWS

Evi Kokalari ka bërë një reagim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook.

 

Ajo ngre dyshime pë vërtetësinë e situatës së fundit, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku shfaqet në gjendje të mjerueshme në rrugët e New York-ut, në Amerikë.

TëFundit

Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vd*kje motrat!

Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vd*kje motrat!

August 25, 2025
Përloten sytë e dhembin zemrat! Universiteti mesazh prekës për ish-studenten e vet Elvisa Dhimaku

Përloten sytë e dhembin zemrat! Universiteti mesazh prekës për ish-studenten e vet Elvisa Dhimaku

August 25, 2025

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

“Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares këto ditët e fundit. Së pari, mund të më thoni kur është transmetuar ai segmenti në ABC News, sepse në rubrikën e tyre ‘Be Kind’ nuk rezulton se është, që do të thotë mund të jetë video e vjetër, ndoshta dhe e periudhës së Covidit.

Disa fakte që më bëjnë të kem pikëpyetje;

Videoja e dytë del të nesërmen që gazetari e bën publike të parën, por këngëtarja është e veshur krejt ndryshe, dhe kapelen nuk e ka njësoj. Nga dalja e videos së parë tek e dyta, fillon një angazhim për ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga ‘biznesmenë’ në NY që thonë se kanë avokatët e tyre që e kërkojnë. E gjejnë të nesërmen, në Penn Station, po po, në të gjithë atë New York, skuadra ‘shpëtimi’ e gjen vetëm mbas 24 orësh. Dhe jo me avokatët e tyre por me ‘teten’ e lagjes. E filmojnë, pa pikë turpi i ofrojnë një buzëkuq, ‘merre – i thotë se është i DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shëmtuar, por kur kjo e fundit ngatërrohet me injorancë totale, merrka forma të frikshme.

T’i kthehemi skenarit – del videoja e parë, bëhet virale, të nesërmen del videoja e dytë, ndërkohë ‘shpëtimtari’ jep një intervistë në TV shqiptare, pastaj e sistemon në hotel ku filmon çdo detaj dhe e shpërndan në mediat shqiptare, një darkë tek Milos Hudson Yards, ku ajo darkë ka shkuar mbi $1000 (më besoni për këtë), një peliçe kurrizit, një diamant në gisht, një përulje në tokë duke i puthur këmbët me përulje…

CUT!!!

Bëhet sërish virale, idiotët e dobishëm duartrokasin shpëtimtarin, heroin e tyre të ri, pa menduar fare në detaje por duke akuzuar komunitetin shqiptar në NY që s’kanë bërë asgjë më parë për këngëtaren.

Shpëtimtarin nuk e kam njohur më parë, madje për herë të parë e kam parë në fotot që ndante PR-i i tij këtu në NY. PR-i i tij është një grua dhe personazh mjaft i njohur në qarqet e atij rrethi të vogël në NYC, që mund të konsiderohet deri diku ekskluziv. Pra, shpëtimtari ka punësuar një nga PR-të më të mira në NYC, dhe e kupton rëndësinë e asaj që quhet ‘PR stunt’, që po ta shqipëroja siç duhet, do të thotë – të gjesh një ngjarje që bëhet virale dhe të ngresh profilin. Dhe kjo ngjarje, po më konkludon të jetë bërë në kurriz të këngëtares.

Disa javë më parë shpëtimtari ishte në Shqipëri, dhe për koincidencë, Fevziu e interviston solo, pra duke i dhënë një platformë për t’u shprehur për tema që janë akoma tabu në atë vend. Në fakt, Fevziu ka shokuar shumë shqiptarë duke e bërë videon e këngëtares virale, dhe fakti që bëri dhe një video pasuese me shpjegime, më thotë që ndërgjegjja nuk ia koncepton ku qëndron problemi në këtë rast. E vetmja mënyrë që mund të ketë pak sens këtu është nëse gazetari është paguar si për intervistën e shpëtimtarit disa javë më parë, ashtu dhe për ta bërë virale videon. Në fakt, është shumë e rëndësishme si do shpërndahej video, sepse kjo bën diferencën nëse ngjarja do bëhej virale apo jo.

Të shtoj dhe disa detaje që të kuptoni dyshimet e mia; Kam 30 vjet në New York, dhe e njoh komunitetin tonë. Kam pasur rastin ta takoj dhe këngëtaren dhe të flas me të kur ajo ishte në Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin. Në atë pikë e kam lënë të lumtur. Si unë, atë e kanë njohur të gjithë në këtë komunitet dhe e kanë respektuar. Dhe këngëtarja vetë, njeh të gjithë ata që në komunitetin tonë janë financiarisht shumë mirë dhe arrijnë të bëjnë ndryshime reale kur është nevoja, dhe nëse ajo do donte, do kishte kërkuar ndihmë. Ajo ndihmë do i ishte dhënë pa bërë zhurmë fare, në mënyrë që t’i ruanin dinjitetin ashtu siç e meriton. Nga ana tjetër më thonë që ndihma i është ofruar shumë herë më parë, dhe ka refuzuar. Problemi i këngëtares nuk është financiar, por shpirtëror. Asnjë nënë e ndarë nga fëmija nuk gjen dot qetësi. Këto janë hallet e saj reale.

Që halli i saj të shfrytëzohet në këtë formë, është realisht një mëkat dhe vetëm njerëzit pa shpirt mund ta bënin. Asnjë njeri me klas nuk do t’i kishte dhënë ndihmë ‘një dive apo idhullit’ të tij siç e cilëson vetë ‘shpëtimtari’, duke i cenuar dinjitetin në këtë formë. Siç e kam shkruar më parë, nëse vërtet donit ta ndihmonit, do e kishit bërë pa u ndjerë. Por ishte kjo vërtet për të ndihmuar këngëtaren, apo për të ngritur profilin tuaj?

Cilado qoftë përgjigjja, jeni gabim dhe shoqëria me të drejtë po ju gjykon” .

 

Tags: evi kokalariParashqevi Simaku

Related Posts

Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vd*kje motrat!
Të Fundit

Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vd*kje motrat!

August 25, 2025

I riu Kevin Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës me një mjet...

Read moreDetails
Përloten sytë e dhembin zemrat! Universiteti mesazh prekës për ish-studenten e vet Elvisa Dhimaku
Të Fundit

Përloten sytë e dhembin zemrat! Universiteti mesazh prekës për ish-studenten e vet Elvisa Dhimaku

August 25, 2025

Elvisa dhe Rozina Dhimaku, dy motra nga fshati Kopaçëz i Delvinës, kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e...

Read moreDetails
Ngjarje fatale në këtë vend! Kamoni përpIaset me autobusin, 8 v*ktima dhe 43 të tjerë të pIagosur!
Të Fundit

Ngjarje fatale në këtë vend! Kamoni përpIaset me autobusin, 8 v*ktima dhe 43 të tjerë të pIagosur!

August 25, 2025

Të paktën tetë persona, përfshirë dy gra dhe një fëmijë, u vranë dhe 43 të tjerë u plagosën kur një...

Read moreDetails
‘E linte shtatzënë që të mos ndahej nga ai, ime motër abortonte…’ E motra e shqiptares në Greqi rrëfen detaje tragjike!
Të Fundit

‘E linte shtatzënë që të mos ndahej nga ai, ime motër abortonte…’ E motra e shqiptares në Greqi rrëfen detaje tragjike!

August 25, 2025

Detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares Marjola Nakoleci nga bashkëshorti I saj, Pandeli Nakoleci, ngjarja e...

Read moreDetails
‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!
Të Fundit

‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!

August 25, 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm...

Read moreDetails
Cfarë po ndodh kështu? 15 vjecarja në vend gjendet e vetëv*rur, zbardhen detajet e rënda
Të Fundit

Cfarë po ndodh kështu? 15 vjecarja në vend gjendet e vetëv*rur, zbardhen detajet e rënda

August 25, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çukë të Sarandës mbrëmjen e kësaj të diele. Një 15-vjeçare është gjetur e...

Read moreDetails
Makinat të bëra copash, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku!
Të Fundit

Makinat të bëra copash, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku!

August 25, 2025

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e sotme Sarandën. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident...

Read moreDetails
‘Zoti ju rriti për vete o bijat e mia!’ Dalin fotot, këto janë dy motrat që humbën jetë nga aksidenti fatal i së Dielës!
Të Fundit

‘Zoti ju rriti për vete o bijat e mia!’ Dalin fotot, këto janë dy motrat që humbën jetë nga aksidenti fatal i së Dielës!

August 25, 2025

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur....

Read moreDetails
Dhimbje e madhe! Humb jetën aktori i njohur, ja për kë bëhet fjalë
Të Fundit

Dhimbje e madhe! Humb jetën aktori i njohur, ja për kë bëhet fjalë

August 24, 2025

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar...

Read moreDetails
‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore
Të Fundit

‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

August 24, 2025

Dashi Ju dëshironi dhe prisni që dikush t’ju kontaktojë. Ju prisni dëshpërimisht pranë telefonit ose kompjuterit duke pritur lajmin që...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.