Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, po kalon ditë të errëta së fundmi!
Vetëm pak ditë pasi u zbulua se është nën hetim nga SPAK, Belinda shfaqet me sy të nxirë duke ngritur pikëpyetje se ç’po ndodh me të!

Siç shihet në një video të postuar nga vetë ajo ku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, pasi u “godit” nga SPAK, Bela ka pësuar edhe një tjetër “goditje” në fytyrë.
Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.












