Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Blerina Bombaj: Ushqimet e rekomanduara për shëndetin e zemrës

September 13, 2025
in Këshilla AI
0
VIEWS

Çfarë rekomandohet për parandalimin e ripërtëritjes së një episodi kardiak, ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik që duhet të kryeni

Sëmundjet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve sot për sot në pjesën më të madhe të botës.

Shumë energji dhe para janë shpenzuar nga komuniteti shkencor për gjetjen e ilaçeve për sëmundjet e zemrës dhe shumë pak është investiguar roli i ushqimit në parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Në këtë artikull, dietologia klinike Blerina Bombaj jep një përmbledhje të të dhënave shkencore dhe rekomandimeve dietetike për trajtimin e pacientëve pas një episodi kardiak.

TëFundit

A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin?

A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin?

September 14, 2025
Sallata me e mire nga Blerina Bombaj per personat qe vuajne nga mungesa e hekurit

Sallata me e mire nga Blerina Bombaj per personat qe vuajne nga mungesa e hekurit

September 13, 2025

Disa studime epidemiologjike kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës (ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, pesha trupore normale dhe ndërprerja e alkoolit/duhanit), kanë ulur me 45-80% incidentet kardiake. Sa më të mëdha ndryshimet në këto aspekte, aq më e madhe mbrojtja nga episodet kardiake.

Dieta DASH – Dieta që ul tensionin

Në studime të shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv në uljen e dështimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit.

Kjo dietë konsiston në:

-Konsum të rritur të perimeve, frutave, fasuleve, drithërave integrale, frutave të thata,

-Konsumin e 3 racioneve peshk të kaltër në javë, mundësisht peshq të vegjël që konsumohen bashkë me hala,

-Uljen drastike të yndyrës së bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumësht – kos pa yndyrë,

-Konsumin e jo më shumë se 3-4 vezëve në javë,

-Konsumin vetëm të vajrave bimor, jo më shume se 2-3 lugë të mëdha në ditë,

-Uljen drastike të mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij,

-Kufizim të sheqerit,

-Minimizim të kripës.

Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietetike për shëndetin e zemrës, dieta DASH ka ndikuar më shumë në elasticitetin e arterieve të mëdha, në kapacitetin e të ushtruarit dhe në cilësinë e jetës, dhe të gjitha këto, pa rënë në peshë.

Dieta Mesdhetare, mbrojtje e vërtetuar

Dieta mesdhetare ka disa të përbashkëta me dietën DASH, si p.sh. konsumi i rritur i fruta/perimeve, frutave të thata dhe fasuleve, peshkut dhe kufizimi i mishit të kuq.

Ndryshimi qëndron se dieta mesdhetare nuk është aq e varfër në yndyre sa dieta DASH, përfshin pak bulmet dhe nënprodukte si djathi, vajin e ullirit si yndyrë kryesore, erëzat e njoma dhe konsumin e moderuar të verës së kuqe.

Sikurse edhe dieta DASH, dieta mesdhetare ka treguar efekte veçanërisht mbrojtëse ndaj dështimit kardiak dhe ripërsëritjes së episodeve.

Dieta pas Infarktit

Rekomandimet deri më tani theksojnë një dietë të bazuar në ushqime me prejardhje bimore, të varfër në yndyrë dhe të pasur në fibra dhe antioksidante.

Ushqimet që mbrojnë nga dështimi kardiak;

-Perimet,

-Frutat,

-Fasulet,

-Drithërat e plotë,

-Proteinat e sojës,

-Vaji i ullirit,

Ushqimet që mendohet të kenë efekt mbrojtës, për të cilat të dhënat nuk janë shumë bindëse:

-Frutat e thatë dhe farat,

-Mishi i pulës,

-Peshku i yndyrshëm,

-Bulmeti,

Ushqimet që lidhen me rrezik kardiak të rritur:

-Mishi,

-Ushqimet me kripë (përfshirë frutat e thata dhe farat e kripura),

-Ushqimet e skuqura,

-Peshku i skuqur,

-Pijet e sheqerosura.

Mesazhi përfundimtar

Zëvendësoni bukën e bardhë me bukë të zezë dhe orizin/makaronat e bardha me variantin integral,

Zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri të shtypur në të ftohtë,

Bazoni dietën tuaj në ushqime bimore si drithërat, fasulet, perimet, frutat dhe frutat e thata,

Largoni mishin dhe veçanërisht sallamet, proshutat, produktet e tymosura,

Evitoni konsumin e konservave,

Konsumoni 3 herë në javë peshk të vogël të kaltër,

Konsumoni 2 herë në javë fasule ose thjerrëza si vakt kryesor dhe shtoni shpesh nëpër sallata fasule me ngjyrë ose qiqra,

Zgjidhni kosin pa yndyrë nga bulmeti dhe sasi të moderuara djathi, mundësisht pa kripë,

Eliminoni kripën sa më shumë

Nëse konsumoni alkool preferoni verën e kuqe dhe atë me pakicë,

Ecni çdo ditë të paktën 30 minuta me ritëm të shpejtë,

Konsumoni bashkë me mëngjesin sipas stinëve: lëng shege, lëng thane, lëng boronice ose lëng portokalli.

Nëse nuk merrni mjekim, mund të konsumoni edhe lëng qitro.

Mos konsumoni më shumë se 6 vezë në javë.

Kontrolloni vitaminën D në gjak dhe sigurohuni të jetë në nivele optimale, ndryshe merrni suplement.

Tags: Blerina BombajShendeti i Zemres

Related Posts

A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin?
Këshilla AI

A ndikon soda e bukës kundër problemeve me diabetin?

September 14, 2025

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare. Ajo përdoret jo...

Read moreDetails
Sallata me e mire nga Blerina Bombaj per personat qe vuajne nga mungesa e hekurit
Këshilla AI

Sallata me e mire nga Blerina Bombaj per personat qe vuajne nga mungesa e hekurit

September 13, 2025

Panxhar, thjerrza, kuinoa, karrota, spinaq dhe bajame eshte sygjerimi im per kedo qe ka mungese hekuri, te rritur dhe femije!...

Read moreDetails
Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni
Këshilla AI

Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, ja sasia që duhet të konsumoni

September 12, 2025

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo...

Read moreDetails
Largimi ne 3 hapa i praziteve te zorreve sipas Anila Kalleshit
Këshilla AI

Largimi ne 3 hapa i praziteve te zorreve sipas Anila Kalleshit

September 12, 2025

Parazitët e zorrëve infektojnë dhe banojnë në traktin gastrointestinal. Ju mund të infektoheni me dy lloje të parazitëve të zorrëve...

Read moreDetails
Nutricionistja Diola Dosti: Kjo eshte arsyeja perse une e ha cdo mengjes kete ushqim te preferuar
Këshilla AI

Nutricionistja Diola Dosti: Kjo eshte arsyeja perse une e ha cdo mengjes kete ushqim te preferuar

September 11, 2025

Përpos shijes së mirë, ajo ka edhe vlera shumë të mëdha në organizëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”...

Read moreDetails
Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin
Këshilla AI

Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

September 10, 2025

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të...

Read moreDetails
Mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak…/ Sipas Blerina Bombaj kjo bime eshte shume e mire edhe per Melcine
Këshilla AI

Mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak…/ Sipas Blerina Bombaj kjo bime eshte shume e mire edhe per Melcine

September 8, 2025

Përfitimet e bimes “Gjembi I gomarit”: Gjembi i gomarit (Silybum marianum), i cili është përbërësi kryesor në John Noa Herbalin...

Read moreDetails
Vuani nga depresioni? Perdorni kete kure nga nutricionistja Anila Kalleshi
Këshilla AI

Vuani nga depresioni? Perdorni kete kure nga nutricionistja Anila Kalleshi

September 7, 2025

Vuani nga depresioni? Perdorni kete kure me filizat e grurit. Ato janë te pasurame enzima të çmuara, vitamina dhe mikroelemente....

Read moreDetails
Nga nutricionistia Diola Dosti: Qe truri juaj mos te thahet dhe te behet si rrush i thate duhet te beni kete veprim shpesh…
Këshilla AI

Nga nutricionistia Diola Dosti: Qe truri juaj mos te thahet dhe te behet si rrush i thate duhet te beni kete veprim shpesh…

September 6, 2025

Hidratohuni nëse nuk doni që t’ju bëhet truri si rrush i thatë. Kur nuk pi mjaftueshëm ujë, truri yt fillon...

Read moreDetails
Diola Dosti tregon shkakun kryesor te ulçeres se stomakut
Këshilla AI

Diola Dosti tregon shkakun kryesor te ulçeres se stomakut

September 5, 2025

Shkaku kryesor i ulceres se stomakut jeni njohur me Helikobakter Pylorin por me lejoni tju them qe shkaku real i...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.