Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, raportohet për 30 të lënduar….

August 20, 2025
in TvShow
0
VIEWS

Një autobus me pasagjerë nga Kosova, që ishte nisur drejt Mynihut, është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë natës në autostradën gjermane, ku si pasojë 30 persona janë lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 në afërsi të qytetit Rosenheim, në jug të Gjermanisë. Në autobus ndodheshin rreth 50 pasagjerë, shumica shqiptarë nga Kosova.

Autobusi, që i përkiste kompanisë “Dubova Reisen”, u përplas me pjesën e pasme të një kamioni që transportonte perime, i drejtuar nga një shtetas polak 46-vjeçar. Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të autobusit dhe dëmtime serioze edhe në rimorkion e kamionit.

Policia gjermane ka konfirmuar se 30 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy pasagjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital. Katër të tjerë janë transferuar në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

TëFundit

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një 45-vjeçar, ja dyshimet e para rreth ngjarjes…

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një 45-vjeçar, ja dyshimet e para rreth ngjarjes…

August 20, 2025
Tragjedi pas tragjedie/ Nga 15-vjeçari te biznesmeni i njohur, ja vi*ktimat e gushtit fatal…

Tragjedi pas tragjedie/ Nga 15-vjeçari te biznesmeni i njohur, ja vi*ktimat e gushtit fatal…

August 20, 2025

Për shkak të aksidentit, autostrada në drejtim të Mynihut u mbyll plotësisht për rreth dy orë, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Kompania “Dubova Reisen”, që operon linja të rregullta Kosovë–Gjermani, ka konfirmuar incidentin për Radion Evropa e Lirë dhe ka dhënë një version më të zbutur të ngjarjes.
“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë. Vetëm tre prej tyre kanë lëndime të lehta për shkak të thyerjes së xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 kur një makinë, që vinte nga e majta, ia preu rrugën autobusit dhe i humbi drejtimin shoferit tonë,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkaktarët e saktë të aksidentit. Ende nuk është bërë e qartë nëse fajtor konsiderohet autobusi, kamioni apo ndonjë tjetër mjet që mund të ketë ndikuar në incident.

Related Posts

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një 45-vjeçar, ja dyshimet e para rreth ngjarjes…
TvShow

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një 45-vjeçar, ja dyshimet e para rreth ngjarjes…

August 20, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit. Shtetasi A. P, rreth 45 vjeç është...

Read moreDetails
Tragjedi pas tragjedie/ Nga 15-vjeçari te biznesmeni i njohur, ja vi*ktimat e gushtit fatal…
TvShow

Tragjedi pas tragjedie/ Nga 15-vjeçari te biznesmeni i njohur, ja vi*ktimat e gushtit fatal…

August 20, 2025

Gushti i ka shtuar aksidentet në vend, disa prej të cilave kanë rezultuar me pasoja fatale. 7 jetë u humbën...

Read moreDetails
Del ekspertiza/ Tre shqiptarët në Greqi humbën jetën pasi makina shp*rtheu në flakë! Trupat kishin…
TvShow

Del ekspertiza/ Tre shqiptarët në Greqi humbën jetën pasi makina shp*rtheu në flakë! Trupat kishin…

August 20, 2025

Rezultatet e autopsisë mbi trupat e tre shqiptarëve që humbën jetën të hënën pasdite në aksidentin tragjik në autostradën Egnatia...

Read moreDetails
Tronditet Durrësi! Të shtënat me armë në Hamallaj pl*gosin një person, arratiset autori (EMRI)
TvShow

Tronditet Durrësi! Të shtënat me armë në Hamallaj pl*gosin një person, arratiset autori (EMRI)

August 20, 2025

Plagosje me armë zjarri në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar pak minuta më parë...

Read moreDetails
E trishtë/ Kërkohej ndihmë për trajtimin e saj, ndahet nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu
TvShow

E trishtë/ Kërkohej ndihmë për trajtimin e saj, ndahet nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu

August 20, 2025

Eshtë ndarë nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu. Lajmin e hidhur sot në mëngjes e...

Read moreDetails
Autostrada në 150 km/orë/ Vendimi i ri rrit kufirin e shpejtësisë, ja vendi i parë që arrin këtë nivel
TvShow

Autostrada në 150 km/orë/ Vendimi i ri rrit kufirin e shpejtësisë, ja vendi i parë që arrin këtë nivel

August 20, 2025

Çekia shton kufirin e shpejtësisë në autostrada deri në 150 kilometra në orë, duke u bërë vendi i parë mes...

Read moreDetails
Momente paniku dhe kaosi në aeroportin e Milanos, një person i vë zjarrin koshit të mbeturinave! Momenti kur pasagjerët largohen me vrap
TvShow

Momente paniku dhe kaosi në aeroportin e Milanos, një person i vë zjarrin koshit të mbeturinave! Momenti kur pasagjerët largohen me vrap

August 20, 2025

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensës, pas një zjarri të...

Read moreDetails
Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë
TvShow

Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

August 20, 2025

Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të...

Read moreDetails
E frikshme! 42-vjeçari në Tiranë tenton të djegë bashkëjetuesen,bashkë me të edhe…
TvShow

E frikshme! 42-vjeçari në Tiranë tenton të djegë bashkëjetuesen,bashkë me të edhe…

August 20, 2025

Arrestohet një 42 vjeçar në Tiranë për dhunë. Policia thotë se 42-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së...

Read moreDetails
EMRI/ Vr*sja me thikë, kush është i riu që u godit për vd*kje në Divjake…
TvShow

EMRI/ Vr*sja me thikë, kush është i riu që u godit për vd*kje në Divjake…

August 20, 2025

Një 30-vjeçar është qëlluar me thikë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Viktima është identifikuar si Besmir Kumria. Ngjarja ka ndodhur...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.