Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Kamëz.

Siç bëhet me dije nga informacionet paraprake, një i mitur 2-vjeçar është aksidentuar nga një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Pas aksidentit, fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.