Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 në lagjen “Partizani”, në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, 72-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.