Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se një automjet ka tentuar të parakalojë me shpejtësi, por ka përfunduar duke u përplasur në anë të rrugës.
Raportohet se makina në parakalim është prekur me një kamion, i cili i ka përplasur në trafikndarëse.
Nga informacionet paraprake mësohet se fatmirësisht nuk asnjë person të lënduar. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar bllokim i rëndë i qarkullimit në rrugë, duke krijuar radhë kilometrike të automjeteve.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje po punon për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.