Dy automjete njëra tip ‘Benz’ dhe tjetra ‘Nissan’ janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Gërhot, Gjirokastër.
Pas përplasjes ‘Nissan’ ka goditur hekurat anësorë. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga ‘Benzi’.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.