Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre ende nuk dihet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.