Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Unazën e Madhe, në Tiranë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë përplasur dy automjete në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të kryeqytetit.
Si pasojë e përplasjes, raportohet për të lënduar të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërësa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Nuk dihen ende detajet apo rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.