Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u përball me një situatë të tensionuar teksa ndodhej në një lokal.

Tre persona iu afruan dhe nisën ta sfidonin, duke i kërkuar llogari për komentet që kishte bërë ndaj Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ata, të veshur me bluza në mbështetje të Gjestit, e provokuan hapur dhe kërkuan përballje fizike me të.
Mirëpo pas disa momentesh, ata zbuluan se gjithçka ishte një kamerë e fshehtë, pjesë e formatit “Andale”, i njohur për prank-et e tij në rrjetet sociale.
Pamjet nga kjo ngjarje janë bërë virale dhe po komentohen gjerësisht në rrjet.