Pas disa ditësh të vështira, reperi dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të gëzueshëm.
![]()

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë babait të tij, duke konfirmuar se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në shtëpi.
G Bani shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ai gjithashtu falënderoi mjekët për kujdesin e treguar ndaj babait të tij.
Kujtojmë se G Bani u largua nga Big Brother VIP Albania menjëherë pasi mori lajmin për gjendjen e rënduar shëndetësore të babait të tij, duke udhëtuar drejt Londrës për t’i qëndruar pranë.
Pas ditësh tensioni dhe pasigurie, ai tani mund të ndajë lajmin e mirë me ndjekësit e tij, duke treguar se situata është përmirësuar dhe se familja e tij është më e qetë.
View this post on Instagram











