Gjesti duket se ka mbetur i shokuar pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother Vip.
![]()

Ndonëse nuk ka bërë ndonjë reagim dramatik, ai ka qëndruar pa folur teksa nga zarfi është lexuar se Egli ka ndërprerë garën për arsye shëndetësore.
Gjesti është çuar dhe u largua menjëherë sapo banorët nisën të spekulonin se largimi i saj mund të mos ketë lidhje vetëm me probleme shëndetësore.
“Banorë, vëllai i madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.
Gjesti i ka thënë më pas Olës se “i ka bërë keq vetes”. “Aty ishte t’i shku, a t’thash jashtë, urgjent familjes se e pashë në gjendje shumë të keqe”, tha ai.
View this post on Instagram











