Joz Marku është një nga tre ish-banorët që iu bashkua sërish shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Mirëpo vetëm pak minuta brenda kësaj shtëpie, ai është kthyer në habitatin e tij dhe në atë që di të bëjë më mirë — të ofendojë!
Gjatë një diskutimi me Rizartën, Jozi është shprehur se në sytë e tij, Gjesti duket më bukur kur është krah saj.
Ndërsa kur e sheh me Eglin, kjo e fundit i duket si një kangur.
Kjo deklaratë e Jozit vjen pasi një foto ofenduese e Eglit është bërë virale në rrjetet sociale, për të cilën Jozi ka informacion.