Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Të Fundit

‘Probleme të mëdha financiare, një javë e ‘varfër’ dhe vështirë…’ Paralajmërimi nga Meri Shehu, lajme jo të mira këtë herë!

February 17, 2025
in Të Fundit
523
VIEWS

Si çdo të hënë astrologia e njohur Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin e javës për 12-të shenjat e horoskopit.

 

Sipas saj kjo javë në përgjithësi do të jetë e vakët, pasi nuk do të ketë shumë lidhje të fuqishme planetare. Prandaj ishte e pritshme që vlerësimi për shenjat të ishte i ulët.

TëFundit

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja

May 28, 2025

Do ju ndryshojë jeta 360 gradë këtë verë! Ja cilat shenja do përplasen me vendime drastike

May 28, 2025

Gjatë kësaj jave shumë shenja të horoskopit do të hasen me probleme të ndryshme në sferën financiare, profesionale dhe atë personale.

Por, në këto ditë të vështira vetëm një prej shenjave triumfoi, duke u vlerësuar nga Meri Shehu me 5 yje dhe bëhet fjalë pikërisht për Peshqit.

“Kjo është java më e varfër në kuptimin e lidhjeve planetare. Nuk ka lidhje kaq të fuqishme planetare saqë ne astrologët të themi se çfarë po ndodh.

Dy lidhje ka vetëm, në datën 18 kalon Dielli nga shenja e Ujorit në shenjën e Peshqve, kështu që këta të fundit duhet ta dinë që hyn në datën 18 Dielli në shenjën e tyre.

Në datën 20 është një lidhje mes Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Binjak.

Kjo nuk është lidhje shumë e mirë, është një lidhje e vështirë, por në të dyja rastet ndikimet do të jenë në kryqin e shenjave të lëvizshme siç janë Peshqit, Virgjëresha, Shigjetari dhe Binjakët.

Nga Dielli do të ndikohen të lindurit në 10 ditëshin e parë të këtyre shenjave, kurse nga Mërkuri me Jupiterin do të ndikohen të lindurit në 10 ditëshin e dytë, por këta do ta kenë disi më të vështirë. Do të kenë pesimizëm, nuk do të godasin në shenjë, do të kenë gjithmonë disa lëvizje të pakuptimta apo lëvizje të paqarta”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Dielli në shenjën e Peshqve nuk është ndikimi më i fuqishëm për Dashët, është në shtëpinë e 12-të të tyre. Do të mbyllen më shumë në vetvete dhe do të bëhen më shumë autokritikë. Shpresojmë që shumë Dashë të mos e kalojnë cakun e kritikave të mëdha me veten, sepse nuk i dihet se si do ndikojë në vendimet e tyre në përgjithësi. Megjithatë janë në një moment të bukur erotik, sepse vazhdon Afërdita të jetë në shenjën e tyre.

Demi, 3 yje: Duhet të kalojnë më shumë kohë me shoqërinë, ose të kuptojnë gabimet e së kaluarës sidomos Demët e lindur në 10 ditëshin e dytë. Do të ndjehen peng i së kaluarës, ose nuk do të ndjejnë një shok apo mbështetës të vërtetë në jetën e tyre. Disa Demë do të kërkojnë të ndërtojnë një aureolë të bukur, por Demët nuk janë ata që japin, por ata që marrin dhe këtu ngatërrohet situata.

Binjakët, 3 yje: Duhet të kenë kujdes sidomos të lindurit në 10 ditëshin e dytë nga ky ndikimi i Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Shigjetar sepse mund të kenë humbje pune, biseda jo të qarta, vendimmarrje jo të qarta dhe nuk do të godasin në shenjë. Shumë Binjakë në këtë kohë nuk do ta kenë shumë atë refleksin të qenit “shoferi” në jetën e tyre.

Gaforrja, 3 yje: Është java e fundit që Marsi do të jetë i kundërt në shenjën e tyre. Do të vazhdojë Marsi të jetë në shenjën e tyre, por javës tjetër do të çlirohet nga kundërshtimi. Kështu që Gaforret do ta përjetojnë këtë javë si fundin e vështirësive apo ngatërresave. Megjithatë varet se sa do mbetet për t’u parë se sa do të rezistojnë edhe këtë javë me Marsin që i ka çorientuar në marrëdhëniet personale dhe familjare.

Luani, 2 yje: Në çështjet ekonomike do të kenë disi varësi në këtë periudhë. Nuk shkëputen dot nga ideja e një menaxhimi apo e një humbjeje. Luanët do të ndjehen sikur janë afër një koshereje me bletë dhe do të pickohen. Nuk do të arrijnë dot që të krijojnë qetësinë e tyre dhe do të ngacmohen më shumë se sa duhet. Prandaj duhet të kenë kujdes këtë javë, sidomos datën 20.

Virgjëresha, 3 yje: Janë më të ekuilibruar se sa javën e kaluar, por përsëri janë një nga shenjat që do të dominohen në fushën e marrëdhënieve. Do të vihen përballë një përzgjedhjeje qoftë për çështje pune apo bashkëpunimi, ose do të shikojnë detajet e një situate rreth të cilës duhet të reflektojnë mirë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë problematika në lidhje me punën ose çështjet ligjore.

Peshorja, 2 yje: Do të merren më shumë me çështjet ekonomike sepse u duket që u është bërë një prapaskenë, ose dikush po fut duart në fitimet e tyre. Këtë javë do të ndjejnë një pasiguri, sidomos në datën 20 Peshoret do të shikojnë se çfarë kanë humbur ose çfarë rrezikojnë të humbin në çështjet ekonomike.

Akrepi, 4 yje: Shndërrin Dielli në Peshk rreth datës 18, që ka të bëjë me dashurinë, erotizmin, ose një punë krijuese. Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë mund ta shfrytëzojnë këtë gjë, kurse ata të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë humbje të atyre marrëdhënieve që kanë pasur deri tani.

Shigjetari, 3 yje: Janë shenja që përballen në katërkëndësh me Peshqit, ku futet Dielli në shenjën e Peshqve dhe ju jep një dritë në çështjet familjare, i qetëson ose u jep një ngrohtësi. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë të shenjës do të shikojnë një shpërbërje ose një debat kryesisht në çështjet familjare. Megjithatë çështjet ekonomike presin që të marrin “të drejtat” e tyre.

Bricjapi, 4 yje: Dielli futet në Peshk dhe shumë Bricjapë në këtë periudhë do duan që të jenë të qetë dhe më bashkëpunues. Do të ndjekin një rrugë më paqësore dhe më ëndërrimtarë, të mos jenë kaq të ftohtë apo arrogantë. Të lindurit në 10 ditëshin e parë të javës do të gjejnë rrugën e duhur të kësaj jave, kurse të lindurit në 10 ditëshin e dytë do e kenë disi më të vështirë.

Ujori, 4 yje: Do të merren më shumë me çështjet ekonomike dhe do të kenë një avantazh të madh, sidomos të lindurit në 10 ditëshin e parë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë do të kenë më shumë shpenzime, ose do të duket sikur nuk po fitojnë gjë. Do u duket sikur duan që t’i japin duart një personi që pretendohet ta nxjerrin nga jeta e tyre.

Peshqit, 5 yje: Peshqit do të kenë Dielli në shenjën e tyre, një ndriçim dhe reflektim shumë i madh. Vetëm të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë lajme jo të mira pune, ndonjë shkëmbim idesh të paqarta ose një debat në lidhje me punën. Të lindurit në 10 ditëshin e parë do të shkëlqejnë./tvklan.al

Tags: HoroskopiMeri shehushenjatyjet

Related Posts

Të Fundit

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja

May 28, 2025

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e...

Read moreDetails
Të Fundit

Do ju ndryshojë jeta 360 gradë këtë verë! Ja cilat shenja do përplasen me vendime drastike

May 28, 2025

Kjo verë do të sjellë zhvillime të rëndësishme profesionale për Dashin. Një mundësi e papritur profesionale mund t’ju bëjë të...

Read moreDetails
Të Fundit

SURPRIZE! As Xheneta, as Egli: Gjesti poston foton e papritur me një tjetër vajzë!

May 28, 2025

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania, fenomen i këtij edicioni ka publikuar një fotografi ku shihet me një vajzë...

Read moreDetails
Të Fundit

Aksident i rëndë në vend! Kamioni merr para personin që po lëvizte me motor (Detaje)

May 28, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku një kamion ka përplasur një person që po...

Read moreDetails
Të Fundit

La një vajzë 2 vjecare jetime, ky është 39 vjecari shqiptar që humbi jetën nga aksidenti tragjik!

May 28, 2025

Personi që shihni ne foto është 39-vjeçari Edmond Gjoci shqiptar, i cili u aksidentua ditën e djeshme në Itali, ku...

Read moreDetails
Të Fundit

Përgadituni për nesër! Një gënjeshtër e së shkuarës do ju ‘shkatërroj’! Yjet paralajmërojnë këto shenja

May 28, 2025

Dashi Dita është e favorshme për kontakte dhe marrëveshje. Nga qershori do të jetë e rëndësishme të eliminoni atë që...

Read moreDetails
Të Fundit

Foto që po ‘trazon’ rrjetin, Loredana i rikthehet “dashurisë” së vjetër!

May 28, 2025

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania” Loredana Brati kohë pas kohe është aktive në rrjete sociale.   Ajo pak...

Read moreDetails
Të Fundit

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja cfarë raportohet!

May 28, 2025

Ditën e stome, një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter u regjistrua në Greqi, në rajonin e Peloponezit me...

Read moreDetails
Të Fundit

Franceska Murati i jep fund marrëdhënies së saj me partnerin? Ja cfarë u bë shkak

May 28, 2025

Prej kohësh, Françeska Murati kishte folur hapur për planet për një dasmë tradicionale shqiptare me partnerin e saj, duke i...

Read moreDetails
Të Fundit

Lajm i ‘trishtë’ për Qershorin: Ky muaj do të jetë IDEAL dhe plot PARA vetëm për këto 3 shenja!

May 28, 2025

Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet. Binjakët...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.