Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Mërkuri në prapavijë, Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë na pret javën e ardhshme

June 27, 2026
in ShowBizi
6
VIEWS

Java e ardhshme do të jetë javë shumë e ngarkuar, por interesante, ku qetësia do t’i lërë vendin një situate më të acaruar, me një përgjegjësi më të madhe, këtë bëri të ditur astrologia e mirënjohur Chrysanthi Kalogeri, këtë të premte, më 26 korrik, e ftuar në emisionin “Shije shtëpie”.

Ajo shpjegoi se kjo situatë e ngarkuar do të ndodhë sepse Mërkuri kthehet zyrtarisht në prapavijë më datë 29 qershor në shenjën e Gaforres, edhe pse pengesat sipas saj i kemi ndjerë më herët.

“Njëkohësisht kemi një Hënë të plotë në aksin Gaforre-Bricjap, ku do të jemi më të ndikuar nga ndjeshmëria, nga emocionet, ndërkohë që efekti i Hënës së re në shenjën e Bricjapit rrëfen mbi të qenit i përgjegjshëm dhe realist.”

Në raport me marrëdhëniet personale dhe profesionale, Kalogeri pohoi se do të përjetohet një krizë që do të ndikojë në psikologjinë tonë.

TëFundit

Horoskopi nesër/ Marsi hyn në Binjakë dhe sjell zhurmë të madhe: këto shenja nuk do kalojnë pa u vënë re

Horoskopi nesër/ Marsi hyn në Binjakë dhe sjell zhurmë të madhe: këto shenja nuk do kalojnë pa u vënë re

June 27, 2026
Dalin pamjet që thuhet se sollën sërish ndarjen mes Mateos dhe Brikenës (Video)

Dalin pamjet që thuhet se sollën sërish ndarjen mes Mateos dhe Brikenës (Video)

June 27, 2026

“Nga ana tjetër kemi kalimin e Marsit në shenjën e Binjakëve dhe, nga data 28 qershor deri në datën 5 ose 6 korrik, mund të sjellë gjëra jo pozitive.

Mënyra më e mirë për të kanalizuar energjinë e Marsit është që të punojmë dhe të jemi shumë aktivë, por pa e ekspozuar veten në rrezik.

Në fund, Jupiteri kalon në shenjën e Luanit dhe ndikon pozitivisht në dashuri. Do të jetë dëshira për të kaluar bukur dhe për të jetuar në maksimum jetën.”

Dashi: Një javë shumë e rëndësishme për ju, pasi Hëna e plotë ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek ju. Kërkohet të ngrini barrën e përgjegjësisë, të punoni dhe të evitoni nxitimin. Vlerësoni mirë situatat! Mërkuri në prapavijë nxjerr në pah probleme me familjen dhe me shtëpinë. Kuptoni gabimet tuaja. Kujdes ditët e para të korrikut të mos humbisni kontrollin, sepse mund të keni pasoja! Fokusohuni në sferën financiare dhe jini parashikues ndaj saj.

Demi: Fokusohuni në sferën financiare, pasi kalimi i Marsit në shtëpinë tuaj të dytë mund t’ju sjellë të ardhura financiare papritur, por edhe shpenzime. Mërkuri në prapavijë nxjerr në pah disa probleme në lidhje me rrethin tuaj të afërt dhe përditshmërinë tuaj. Hëna e re do të ketë një ndikim harmonik tek ju dhe do t’ju udhëheqë në zhvillime shumë pozitive. Do të keni një ndryshim në planifikimin e të ardhmes afatshkurtër. Mund të ndryshoni punën, por ky ndryshim do të jetë për mirë.

Binjakët: E rëndësishme kjo periudhë, sepse Marsi kalon në shenjën tuaj dhe për të lindurit në ditët e para të shenjës mund të përbëjë problem, sepse do të ndiheni të revoltuar, do të doni disa ndryshime dhe disa konflikte do të lindin në disa marrëdhënie. Kujdes me iniciativat që merrni dhe mos tregoni agresivitet, si dhe mos merrni vendime përfundimtare. Do të keni përfitime në sferën financiare, do të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror dhe do të keni shanse të reja.

Gaforrja: Jeni shenja e dytë më e ndikuar e Hënës së plotë dhe duhet të fokusoheni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji, duke vendosur një ekuilibër midis vetes dhe personave që kanë nevojë për ju. Mërkuri në prapavijë në shenjën tuaj kërkon t’i rishihni gjërat pa emocion, por duke qenë realist. Kujdes nga prapaskenat dhe mos ekspozoni veten. Disa gjëra mund të dalin në pah pa e kuptuar. Jupiteri në shenjën e Luanit do të sjellë përfitime në sferën financiare nga fundi i këtij muaji dhe për një vit të tërë.

Luani: Moment historik, sepse Jupiteri një herë në 12 vjet kalon në shenjën tuaj dhe nga data 30 qershor do të qëndrojë për një vit. Do të keni shanse për zhvillim dhe përparim dhe mund të theksohet pak më tepër egoja juaj, por pa e tepruar. Do të keni mundësi edhe të krijoni. Mërkuri në retrogradë do t’ju ndikojë, kështu që shmangni prapaskenat, thashethemet dhe intrigat me çdo kusht. Përqendrohuni në punën tuaj, sepse edhe ju do të kapni shanset për të hedhur bazat e 12-vjeçarit.

Virgjëresha: Gjërat janë pak në antitezë. Ju, të lindurit në ditët e para të shenjës, nuk i keni gjërat në dorë nga faktorët e jashtëm dhe do t’ju ndryshohen planet në jetën tuaj. Mërkuri në prapavijë do t’ju sjellë disa pengesa, keqkuptime në rrjetin tuaj, por edhe njerëz nga e kaluara juaj, të cilët mund të përbëjnë edhe një mbështetje. Hëna e plotë do të jetë erotike, por përmes disa pengesave.

Peshorja: Jeni të tretët, nga më të ndikuarit nga Hëna e plotë, dhe kërkohet që ju të fokusoheni më tepër në sferën financiare, në jetën tuaj personale dhe në atë që përfshin shtëpia juaj, duke u kujdesur edhe pak më shumë për anën tuaj psikologjike. Propozimet në sferën profesionale është më mirë t’i përpunoni dhe rishikoni, por duke qenë sa më realistë. Kujdes në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, sepse mund të hasni pengesa dhe vështirësi. Horizonte të reja do të hapen para jush dhe do të keni shanse për të udhëtuar. Ruani kontrollin!

Akrepi: Edhe Mërkuri në prapavijë, edhe Hëna e plotë ju favorizojnë, sepse janë të pozicionuar harmonikisht ndaj jush. Duhet të jeni sa më të organizuar dhe të disiplinuar në përditshmërinë tuaj dhe në punën tuaj. Të mos bëni asgjë që mund të jetë në kundërshtim me normat e shoqërisë apo me normat ligjore. Fokusohuni në punë dhe karrierë, sepse fillon një periudhë e suksesshme, duke filluar nga fundi i muajit. Shfrytëzoni rrjetin tuaj dhe të afërmit tuaj, sepse do të ndikojnë pozitivisht në këtë fazë.

Shigjetari: Lajme të mira për ju. Mund të planifikoni më me optimizëm të ardhmen tuaj dhe edhe në baza më të mira. Do të keni suksese në fushën e studimeve. Nëse do të doni të bëni një udhëtim jete nga ky fund muaji deri në fund të vitit, do të keni mundësi ta bëni. Do të keni zhvillim dhe përparim, mjafton që ju të evitoni zmadhimin e gjërave në përgjithësi, në peripeci dhe në jetën tuaj. Fokusohuni në sferën financiare, duke mbrojtur bashkëpunimet financiare!

Bricjapi: Hëna e plotë, e cila zhvillohet në shenjën tuaj, kërkon që të fokusoheni tek vetja, duke qenë realistë, siç jeni në të vërtetë. Do të keni për të zgjidhur çështje familjare, çështje vendbanimi dhe këtu kërkohet t’i shikoni gjërat me përgjegjësi dhe jo vetëm në interesin tuaj. Do të keni zhvillime të përditshmërisë, ku do të keni disa ndryshime në punë. Jini të kujdesshëm në lëvizjet me makinën. Fokusohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja.

Ujori: Gjërat janë në antitezë për ju. Kalimi i Jupiterit në shenjën e Luanit do t’ju krijojë shanse shumë të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të çdo lloji. Shanse të mira për të ndryshuar jetën, por nga ana tjetër do të keni humbje kontrolli në jetën tuaj emocionale, por edhe në fushën e investimeve apo krijimtarisë. Matni hapat tuaj dhe mos shpenzoni më tepër sesa duhet, ndaj duhet të jini shumë të kujdesshëm. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe gjeni kohën të pushoni.

Peshqit: Nga njëra anë do të keni ndryshime në shtëpi, në vendbanim dhe një konflikt në ambientin familjar duhet t’ju bëjë të kujdesshëm të mos e teproni. Nëse ndryshimet vijnë për ju, është shumë mirë, sepse jeni ju iniciatorë të këtyre ndryshimeve. Mund të keni ndryshim në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale. Shumë të ndikuar do të jenë të lindurit e shkurtit, të tjerët me Mërkurin në retrogradë do të përjetojnë rikthimin e së kaluarës.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Horoskopi nesër/ Marsi hyn në Binjakë dhe sjell zhurmë të madhe: këto shenja nuk do kalojnë pa u vënë re
ShowBizi

Horoskopi nesër/ Marsi hyn në Binjakë dhe sjell zhurmë të madhe: këto shenja nuk do kalojnë pa u vënë re

June 27, 2026

Horoskopi për nesër, e diel 28 qershor 2026, sjell një ditë ku fjala bëhet arma më e fortë. Komunikimi, mesazhet,...

Read moreDetails
Dalin pamjet që thuhet se sollën sërish ndarjen mes Mateos dhe Brikenës (Video)
ShowBizi

Dalin pamjet që thuhet se sollën sërish ndarjen mes Mateos dhe Brikenës (Video)

June 27, 2026

Vetëm pak ditë pasi konfirmuan rikthimin e tyre si çift, Mateo dhe Brikena janë sërish në qendër të aludimeve për...

Read moreDetails
Ish-banori i “Big Brother Albania” bëhet baba për herë të dytë
ShowBizi

Ish-banori i “Big Brother Albania” bëhet baba për herë të dytë

June 27, 2026

Ish-banori i edicionit të 9-të të “Big Brother Albania”, Damiano Agalliu, ka ndarë një lajm mjaft të ëmbël me ndjekësit...

Read moreDetails
Miri thyen heshtjen, ja çfarë thotë për Selinën dhe raportin e tyre brenda BBVA
ShowBizi

Miri thyen heshtjen, ja çfarë thotë për Selinën dhe raportin e tyre brenda BBVA

June 27, 2026

Pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother VIP 5, Miri ka folur në një intervistë për revistën Bordo, ku ka...

Read moreDetails
Yjet hapin një faqe të re këtë të shtunë: disa shenja çlirohen nga një peshë e vjetër
ShowBizi

Yjet hapin një faqe të re këtë të shtunë: disa shenja çlirohen nga një peshë e vjetër

June 27, 2026

Horoskopi për sot, e shtunë 27 qershor 2026, vjen me një energji më të lehtë pas ditëve të ngarkuara. Nuk...

Read moreDetails
Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë
ShowBizi

I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë ne vend, gjendet i vd*kur në shtëpinë e tij një person

June 26, 2026

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjes....

Read moreDetails
Nga dita e nesërme gjërat rregullohen më në fund për këto tri shenja të zodiakut
ShowBizi

Nga dita e nesërme gjërat rregullohen më në fund për këto tri shenja të zodiakut

June 26, 2026

Më 26 qershor gjërat më në fund fillojnë të rregullohen për tre shenja të horoskopit. Gjatë hënës në Shigjetar, bëhet...

Read moreDetails
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja
ShowBizi

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja

June 26, 2026

Pensionet do të indeksohen me 2,7 për qind nga data 1 korrik. Kështu tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas...

Read moreDetails
Yjet flasin ndryshe sot/ Këto shenja te horoskopit ndihen gati për një kthesë që e prisnin prej kohësh
ShowBizi

Yjet flasin ndryshe sot/ Këto shenja te horoskopit ndihen gati për një kthesë që e prisnin prej kohësh

June 26, 2026

Horoskopi për sot, e premte 26 qershor 2026, vjen me një energji që nuk lejon shumë qëndrim në vend. Yjet...

Read moreDetails
‘Ndarja i ndikoi’, Kejsi ka dy fjalë për Mateon pas ribashkimit me Brikenën
ShowBizi

‘Ndarja i ndikoi’, Kejsi ka dy fjalë për Mateon pas ribashkimit me Brikenën

June 26, 2026

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, Kejsi, motra e Mateos, ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.