Ata që menduan se ndarja mes Brikenës dhe Mateos ishte përfundimtare, me siguri janë befasuar nga zhvillimet më të fundit.
Ndonëse rrugët e tyre u ndanë pak kohë më parë dhe fillimi i sezonit të ri të “Top Arena” i gjeti ata mjaft të ftohtë e në skaje të ndryshme të panelit, skena e përbashkët ka shërbyer si vendi i pajtimit të tyre.
Gjithçka ka ndryshuar kur në studio kanë mbërritur dy këngëtarë të njohur shqiptarë për të performuar një këngë mjaft të veçantë për ish-çiftin.
Bëhet fjalë pikërisht për të njëjtën këngë që u interpretua si surprizë romantike gjatë kohës që ata ishin pjesë e “Big Brother VIP”.
Nën tingujt e kësaj kënge, Mateo ka hedhur hapin e parë duke shkuar drejt Brikenës për ta ftuar në një vallëzim.
Ky moment është shoqëruar me një përqafim të ngrohtë mes të dyve, duke shënuar zyrtarisht pajtimin e tyre dhe duke lënë pas çdo keqkuptim apo distancë të ditëve të fundit.
Pas këtij ribashkimi nuk ka munguar dhe deklarata e Brikenës. Ajo shfaqet tejet e lumtur, me një buzëqeshje të gjerë teksa shprehet: “Jam shumë e lumtur! Shihet kjo gjë. Me personin e duhur nuk mjafton një jetë për ta kaluar”












