Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Elbasan, ku një 69-vjeçar dyshohet se ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari për motive ende të paqarta, dyshohet se e ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën.
Si pasojë, gruaja ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë arrestuar 69-vjeçarin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.












