Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Sipas “Top-Channel.Tv”, viktimat janë të moshave 11 dhe 13 vjeç. Dyshohet se ato ndodheshin në plazh të pashoqëruara në momentin kur ndodhi tragjedia.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, por fatkeqësisht për dy të miturat nuk ka qenë e mundur të bëhet asgjë.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se trupat e pajetë të vajzave janë transportuar drejt morgut të Lezhës, ku do të kryhen procedurat e mëtejshme.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si ndodhi tragjedia që i mori jetën dy të miturave.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga policia dhe institucionet përgjegjëse.












