Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

June 18, 2026
in ShowBizi
4
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”,

në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Nga dreka e ditës së sotme, kemi një trekëndësh të plotë dhe të bukur të Mërkurit mbi Marsin.

Ata që kanë detyrime ose marrëveshje për të arritur, do të ishte mirë t’i vendosnin në axhendë gjatë ditës së sotme.

TëFundit

VIDEO/ Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar

VIDEO/ Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar

June 18, 2026
Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në para gjatë verës

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në para gjatë verës

June 18, 2026

Çfarë keni të rëndësishme për të mbyllur këtë javë, duhet ta planifikoni sot ose nesër, megjithëse nesër gjërat do të jenë pak më selektive.

Nisjet e reja që diskutuam me Hënën e Re duhet të kenë filluar ose të nisin sot. Marsi te Demi dhe Mërkuri te Gaforrja japin mundësinë që fillimet të kenë ecuri të mirë, përndryshe mund të përballeni me vonesa ose anulime. Mërkuri ka ulur pak ritmin, por ende nuk është kthyer në prapavijë. Kjo sjell një lloj selektiviteti në gjërat që do të mbajmë dhe në raportet njerëzore, pasi Venusi është përballë Plutonit. Gjithashtu, Dielli është në gradë të barabarta me Jupiterin te Gaforrja, gjë që favorizon planet e rëndësishme që lidhen me familjen, ndërtimin, zgjerimin ose mbrojtjen e saj.

Parashikimi për Shenjat e Zodiakut:

Dashi: Me Diellin pranë shenjës së tyre, lëvizjet dhe udhëtimet do të jenë të mbara. Zgjerimi social është pjesë e axhendës, ndërsa kjo periudhë katërditore është perfekte për marrëveshje shit-blerjeje dhe këmbime pronësish. Sa i përket emocioneve, Venusi u jep kontroll dhe favorizon ndjenjat e bukura, qoftë edhe ato të momentit.

Demi: Marsi ndodhet në shenjën tuaj, ndaj tensionet dhe ngarkesat nuk janë të pakta. Duhet të zgjidhni detyrimet e mbetura pezull që nga prilli, të pastroni axhendën dhe të qartësoheni profesionalisht. Ky intensitet do të vazhdojë deri në datën 28. Sot është ditë e mirë për të sqaruar diçka të rëndësishme në punë. Sa i përket financave, lëvizjet bankare duhet të jenë prioritet në axhendën tuaj sot.

Binjakët: Me Diellin në rritje, nuk duhet t’u jepni rëndësi vështirësive të vogla. Marsi po “pastron territorin” për të qartësuar planet tuaja për verën, sidomos në çështjet e punës. Shumë Binjakë do të marrin përsipër angazhime ose iniciativa të reja nga fundi i muajit. Marrëveshjet dhe premtimet përfundimtare nisin që sot. Venusi ndihmon në përmirësimin e humorit dhe korrigjimin e shqetësimeve të vogla në çift.

Gaforrja: Jupiteri është në shenjën tuaj dhe sot favorizon mbylljen e problematikave, marrëveshjeve dhe planeve të mëdha. Është koha për të kopsitur letra dhe shkresa për zhvillime që do të jenë shumë të fuqishme në fund të gushtit dhe gjatë vjeshtës. Duke qenë se Jupiteri dhe Dielli janë në rritje, do të arrini maksimumin e zgjidhjeve dhe lehtësirave deri në paraditen e datës 28.

Luan:i Venusi është në shenjën tuaj, por përballë Plutonit, gjë që sjell humor të ndryshueshëm dhe pasiguri. Jeni në momentet e fundit të një cikli 12-vjeçar. Edhe pse Jupiteri te Gaforrja ju mbron nga vështirësitë e mëdha reale, Marsi në katërkëndësh e bën situatën sfiduese. Me kalimin e Diellit te Gaforrja në datën 21, do të mbyllni një fazë për të hapur një të re dhe më të gjatë.

Virgjëresha: Jupiteri është favorizues dhe ju ndihmon të pastroni “territorin” nga njerëzit dhe punët që nuk vlejnë. Sot është dita për të nisur këtë proces selektiviteti për të kanalizuar energjinë aty ku duhet. Punët që lidhen me distancat, rrjetet sociale apo internetin do të vazhdojnë të kenë momente pozitive.

Peshorja: Dielli është shumë favorizues për punët e vogla, ndërsa Venusi nxit sinqeritetin dhe lojën verore. Megjithatë, duhet të jeni selektivë me kë tregoni sinqeritet të tepruar, për t’u mbrojtur nga prapaskenat që mund të shfaqen pas datës 29. Jupiteri sjell fat dhe zgjidhje në çështjet që lidhen me familjen.

Akrepi: Ndiheni sikur axhenda juaj varet nga të tjerët, gjë që mund t’ju bëjë nervozë ose t’ju japë ndjesinë e ngecjes. Megjithatë, Jupiteri ju mbron. Për ata që kanë planifikuar fejesa, martesa apo evente familjare, priten surpriza shumë të bukura dhe ndihmë maksimale.

Shigjetari: Kjo është një periudhë e shkëlqyer për zgjerim familjar dhe vendime për pasardhës. Venusi ju ndihmon të mbani nën kontroll vështirësitë që mund t’ju pengojnë në vendimmarrje. Profesionalisht, gjërat do të qartësohen drejt fundit të muajit, i cili do të jetë shumë intensiv. Sot mund të nisni marrëveshjet e para falë pozicionit të favorshëm të Diellit, Mërkurit dhe Jupiterit.

Bricjapi: Marsi sjell ngarkesë, por ritmi është i shtruar dhe i qëndrueshëm. Edhe nëse përballeni me stres, siguria nuk do t’ju mungojë. Jupiteri përballë jush bën që të keni gjithmonë dikë gati për t’ju dhënë dorën në vështirësi. Ndikimi i Neptunit dhe Plutonit ju ndihmon të lartësoni emrin tuaj.

Ujori: Është një periudhë shumë e mirë. Dielli është favorizues dhe keni autokontroll të fortë mbi emocionet dhe situatat rreth e qark. Ka mundësi për lëvizje ekonomike pozitive. Projektet profesionale kërkojnë ende organizim, por do të favorizoheni ndjeshëm kur Marsi të kalojë te Binjakët për nisje të reja.

Peshqit: Situata paraqitet më e lehtësuar. Edhe pse Dielli në katërkëndësh tregon disa shqetësime ekonomike të mbartura, humori dhe rrjedha e axhendës do të jenë më të mira se javën e kaluar. Kini pak kujdes me nxitimin në lëvizje. Humori juaj do të vijë duke u përmirësuar drejt fundjavës, e cila premton gëzim dhe zgjidhje të rëndësishme.

/vizionplus.tv

Tags: Alma ÇelajHoroskopiMeri GjiniSyrjan RahovaVizion Plus

Related Posts

VIDEO/ Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar
ShowBizi

VIDEO/ Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar

June 18, 2026

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes fituesin e “Big Brother VIP...

Read moreDetails
Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në para gjatë verës
ShowBizi

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në para gjatë verës

June 18, 2026

Edhe pse vera lidhet zakonisht me pushime dhe relaks, për disa shenja të horoskopit kjo periudhë mund të sjellë edhe...

Read moreDetails
Çfarë nuk do t’i falje Gjestit? Xheneta Fetahu befason me përgjigjen
ShowBizi

Çfarë nuk do t’i falje Gjestit? Xheneta Fetahu befason me përgjigjen

June 18, 2026

Në emisionin “Top Arena”, modeles Xheneta Fetahu, iu drejtua një pyetje pikante lidhur me ish-partnerin e saj, Gjestin. Ajo u...

Read moreDetails
“Mos merrni vendime të NXITUARA për…”/ Horoskopi për sot: Një takim ose rikthim i PAPRITUR…
ShowBizi

“Mos merrni vendime të NXITUARA për…”/ Horoskopi për sot: Një takim ose rikthim i PAPRITUR…

June 18, 2026

Dashi Energjia juaj është në rritje dhe do të ndiheni të motivuar për të çuar përpara projekte të rëndësishme. Në...

Read moreDetails
Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’, çfarë ndodhi?
ShowBizi

Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’, çfarë ndodhi?

June 17, 2026

Të hënën mbrëma u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku pas një rrugëtimi të gjatë...

Read moreDetails
Horoskopi javor: Shenjat e zodiakut që do të bekohen nga Universi
ShowBizi

Horoskopi javor: Shenjat e zodiakut që do të bekohen nga Universi

June 17, 2026

Dashi Dashi, ndjeni erën që e shtyn mendjen tuaj me shpejtësi marramendëse. Jeni gati dhe të etur t’i shpërtheni mendimet...

Read moreDetails
“Mbrëmë u takova me Vanesën”/ Indri tregon çfarë ndodhi mes tyre: Më erdhi ta…
ShowBizi

“Mbrëmë u takova me Vanesën”/ Indri tregon çfarë ndodhi mes tyre: Më erdhi ta…

June 16, 2026

Disa prej ish-konkurrentëve më t komentuar të ketij edicioni të Ferma VIP 3 kanë ndarë në “Mes’ Dritë” perjetimet e...

Read moreDetails
ShowBizi

“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa” -Reagimi emocionues i Mimoza Ahmetit pas triumfit në Ferma VIP

June 16, 2026

Pas shpalljes fituese të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka reaguar me një mesazh plot emocion në rrjetet sociale, duke ndarë...

Read moreDetails
BEFASUESE/ Ja cfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP
ShowBizi

Çfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP?! Del Video

June 16, 2026

Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që...

Read moreDetails
Pas finales së madhe dhe ‘BEMAVE’ gjatë mbrëmjes, Arbana Osmani del me REAGIMIN E PAPRITUR për publikun!
ShowBizi

Skandali në finale dhe fitorja e Mozës, Arbana Osmani reagon me një mesazh të gjatë

June 16, 2026

Pas finales së madhe të “Ferma VIP 3”, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë një reagim të gjatë në rrjetet sociale,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.