Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menjëhershëm te shenjat: Kush duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për paratë

June 15, 2026
in ShowBizi
12
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”,

në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Jemi zgjuar me një Hënë të Re te Binjakët.

Kjo Hënë e Re nuk do të jetë e vetme, por e shoqëruar edhe me hyrje të tjera planetare.

TëFundit

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026
Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Kjo është Hëna e verës, e lëvizjes, e jetës, e flirtit, e udhëtimeve dhe e argëtimit; është Hëna e të rinjve.

Energjia e saj më e fortë fokushet te lëvizjet verore dhe argëtimi.

Në ditët në vijim, kjo Hënë do të shoqërohet me një hyrje trekëndore të Marsit te Demat me Mërkurin te Gaforrja. Mërkuri ka ulur pak ritmin, sepse pritet të kthehet në prapavijë në fund të muajit.

Për sa u përket nisjeve të reja, kjo Hënë stimulon dhe favorizon projektet që nisin tani, sidomos në tri-katër ditët e para të javës. Pas kësaj periudhe, ritmi duket sikur ngec pak.Nëse jemi fleksibël, do t’i shijojmë maksimalisht lëvizjet verore. Nëse përpiqemi me patjetër që axhenda të shkojë fiks siç e kemi planifikuar, mund të përballemi me surpriza që na devijojnë.

Marsi, në bashkëveprim me Mërkurin, nxit dakordësi të shpejta; nëse prej kohësh nuk keni rënë dakord për diçka, hapat tani përshpejtohen drejt një përfundimi.

Parashikimi për çdo shenjë:

Dashi: Hëna e Re u jep një shije shumë të mirë udhëtimeve dhe lëvizjeve. Do të ndiheni të lirshëm në komunikim dhe njohje të reja. Megjithatë, bëni kujdes me thashethemet; mos shpenzoni energji duke u justifikuar, por përdorni këtë energji për marketing dhe PR personal, sidomos në rrjetet sociale.

Demi: Me Marsin në shenjën tuaj deri më 28 qershor, është momenti ideal për punë të dyta ose për të përshpejtuar nisjet që përmirësojnë financat. Edhe pse mund të keni një lloj nervozizmi nga shpenzimet e përditshme, kjo Hënë shënon fillimin e një periudhe shumë më të shtruar. Po shkëputeni përfundimisht nga një cikël i vështirë që nisi në prill.

Binjakët: Hëna është në shenjën tuaj, duke nxitur instinktivisht nisje të reja, sidomos për dhjetëditëshin e tretë. Është moment i artë për ata që merren me marketing, shit-blerje ose art. Do të jeni selektivë me njerëzit, duke lënë pas ata që ju rëndojnë. Kujdes i shtuar me shëndetin dhe ushqimin për të lindurit në mes të shenjës.

Gaforrja: Kjo quhet “Hëna përmbyllëse” për ju. Keni mundësi t’i mbyllni me sukses projektet e nisura prej kohësh deri ditën e mërkurë. Edhe pse Mërkuri do të jetë te ju për dy muaj, përdoreni këtë kohë për të korrigjuar planet. Në aspektin emocional, do të rigjeni pasionin dhe energjinë që ju ka munguar.

Luani: Venusi është në shenjën tuaj që nga e shtuna. Tregoni qetësi deri të mërkurën për të shmangur nervozizmin dhe padurimin që nxit Plutoni. Fokusohuni te marrëdhëniet brenda shtëpisë. Kjo Hënë ju ndihmon të bëni njohje të rëndësishme që do të shërbejnë si bazë për zhvillime shumë të forta në vjeshtë. Pas 29 qershorit, Jupiteri do t’ju ofrojë mbrojtje të madhe.

Virgjëresha: Një periudhë shumë e mirë për gjithçka që lidhet me marketingun, menaxhimin dhe turizmin. Të ardhurat nga puna do të rrjedhin më lehtë. Në gjysmën e dytë të javës, ana sociale do të përmirësohet. Është moment i mirë edhe për ata që presin dokumente për ndryshim vendi.

Peshorja: Po nisni katër ditët më të bukura të verës. Do të ndiheni si adoleshentë në flirt dhe jetën sociale. Kjo Hënë ju ndihmon të mbyllni çështje zyrtare: shkresa, pronësi, hipoteka apo çështje shkollore. Gradualisht po dilni në vijë të parë me gjithë shkëlqimin dhe potencialin tuaj.

Akrepi: Vëmendja juaj do të jetë te fëmijët dhe detyrimet e tyre shkollore. Mund të keni një lloj pasigurie apo paqartësie lidhur me menaxhimin ekonomik, por do t’ia dilni mbanë. Tregoni kujdes se me kë i ndani planet tuaja në mesjavë, për të shmangur situatat që jua trazojnë qetësinë.

Shigjetari: Do të gjeni mbështetje të fortë nga njerëzit e dashur për planet tuaja të reja. Nga mesi i javës do të ndjeni vërtet atmosferën e verës. Është periudhë e shkëlqyer për pushime dhe kontakte të reja që mund të rezultojnë shumë interesante për anën profesionale në të ardhmen.

Bricjapi: Kjo Hënë i përket familjes. Nëse keni planifikuar martesë ose ndryshim adrese në këtë 15-ditësh, fati është me ju. Gjithashtu, do të jeni shumë të angazhuar me ecurinë e fëmijëve. Edhe pse mund të ketë pak stres, buzëqeshja dhe entuziazmi nuk do të mungojnë.

Ujori: Do të tërhiqni shumë vëmendje me entuziazmin tuaj. Kjo Hënë ju ndihmon të “ndani shapin nga sheqeri”, sidomos në raportet që ju kanë lodhur ose ku nuk merrni atë që meritoni. Është koha për të kërkuar reciprocitet. Për të rinjtë, do të jetë një periudhë shumë kreative, plot pasion dhe flirte.

Peshqit: Fokusohuni te familja dhe shtëpia. Hëna e Re mund të krijojë pak ankth për shkak të ndryshimeve të mundshme në punë në momentin e fundit. Është koha të merreni me çështje të vjetra të shëndetit që i keni neglizhuar. Gjithashtu, javë e mirë për rregullime në shtëpi apo lyerje. Pas mesjavës do të ndjeni më shumë ndihmën e Venusit.

Meri Gjini: Për dashurinë, Peshorja dhe Ujori do ta shijojnë pafundësisht lojën verore dhe flirtin. Luanët do të kenë vëmendje, por do të jenë më shumë të fokusuar te përcaktimi i pozicionit të tyre në çift.

Sa i përket parave, Demi duhet ta shfrytëzojë maksimalisht këtë periudhë, sepse universi do të stabilizojë financat e tyre pas një periudhe të gjatë sfiduese.

/vizionplus.tv

Tags: Alma ÇelajHoroskopiMeri GjiniSyrjan RahovaVizion Plus

Related Posts

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?
ShowBizi

“Më dh*nuan”/ Eduart Grishaj i reagon Ermal Mamaqit: A do rikthehet sonte si opinionist?

June 15, 2026

Debati i ditëve të fundit mes Ermal Mamaqit dhe produksionit të Ferma VIP ka vijuar të jetë një nga temat...

Read moreDetails
Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve
ShowBizi

Ish-banorja e Big Brother Vip në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e binjakëve

June 15, 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj....

Read moreDetails
Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP
ShowBizi

Qarkullon lista në rrjet, pretendohet se është zbuluar fituesi i Ferma VIP

June 15, 2026

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë...

Read moreDetails
U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit
ShowBizi

U puth në buzë me Mozën, vjen reagimi i familjarëve të Ilir Shaqirit

June 15, 2026

Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP...

Read moreDetails
“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
ShowBizi

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

June 15, 2026

Dashi Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do...

Read moreDetails
“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!
ShowBizi

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales!

June 14, 2026

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i...

Read moreDetails
Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre
ShowBizi

Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm në lidhjen e tyre

June 14, 2026

Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para
ShowBizi

Horoskopi për sot, 14 qershor/ Hëna e Re hap dyer të reja: këto shenja marrin lajme në dashuri dhe para

June 14, 2026

Sot, më 14 qershor 2026, energjia e Hënës së Re në Binjakë sjell një atmosferë më të gjallë, më sociale...

Read moreDetails
Përplasja e fortë me kryeministrin Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës
ShowBizi

Përplasja e fortë me kryeministrin Edi Rama, Sidorela Gjonit i ndodh e papritura pas intervistës

June 14, 2026

Gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet gjatë 24 orëve...

Read moreDetails
Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës
ShowBizi

Kujdes me paratë! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron tri ditët kritike të javës

June 13, 2026

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.