Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Çfarë duhet të dini për hipertensionin, si t’a kurojmë, ushqimet që duhet të konsumojmë dhe si mund të shpëtojmë një njeri që rrezikon jetën nga tensioni i lartë

May 26, 2026
in Keshilla AI
1
VIEWS

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka,

ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili foli për trajtimin e tensionit të lartë dhe pse po konsiderohet sot si vrasës i heshtur.

”Hipertensioni quhet vrasës i heshtur, pasi shenjat e tij janë të neglizhuara dhe nuk shfaqen nga hiçi,

por përparojnë ngadalë” e nis kështu intervistën Altini, duke shtuar se hipertensioni nuk duhet trajtuar si një problem tek zemra, nuk është një sëmundje, por një sindromë dhe është inflamacion në trupin tonë, duke ndikuar në strukturën e zemrës.

TëFundit

Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni

Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni

May 21, 2026
Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

May 20, 2026

”Diku tek 19 milion njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e zemrës që janë katërfishuar këto dekadat e fundit dhe sot numërohen mbi 700 milion njerëz me sëmundjen e zemrës,

por ka dhe shumë njerëz që nuk e dinë që kanë probleme me hipertensionin, gjë që rrit këtë numër” shtoi Altini.

Po përse është bërë një problem hipertensioni tek moshat më të reja? Një në katër persona nga mosha 18 vjeç deri në 35 vjeç, kanë përjetuar nivele të hipertensionit. Në krahasim me disa dekada më parë, kjo është tetëfishuar si normë dhe kjo ka ardhur nga përdorimi i gjerë i pijeve energjike, i kripës dhe sheqerit në dieta, niveli i obezitetit që është shtuar ndjeshëm, rritja e ushqimit të përpunuar, rritja e konsumit të duhanit, pagjumësia, qëndrimi në orë të vona në rrjete sociale që shkakton mbilodhje të sistemit nervor dhe të syrit.

Po kush mund të quhet tension i lartë sipas Altinit?

“Së pari nëse ne bëjmë një matje gjatë një jave disa herë në ditë, ku tensioni na del i lartë, mund të jetë një shenjë treguese, por vendosja e aparatit Holter për 24 orë bën që të kemi një matje të saktë” thekson Joka. Parametrat e tensionit normal sipas tij janë: 11 e gjysmë deri në 11.8 me 7 e gjysmë apo 7.8, ndërsa tensionin 12.8 e quajmë që e ka kaluar pak vlerën normale, por kjo është gjithmonë në varësi të çdo individi si dhe moshës së tij.

A është e vërtetë se ka një lidhje mes personave me hipertension dhe nivelit të lartë të insulinës në trupin e tyre?

“Kjo është e vërtetë, personat që kanë hipertension kanë dy herë më shumë gjasa që të goditen nga diabeti, ndërsa personat që janë dhe me diabet dhe me hipertension kanë katërfish më shumë mundësi për goditje në tru dhe infarkt” tha Altini, duke theksuar se vetë hipertensioni cilësohet si inflamacion vaskular, pra diabeti dhe hipertensioni janë të lidhura. A është genetike hipertensioni sipas Altinit? Sipas tij genetika është shkak dytësor, deri në 25% genetike. Po cilat janë shenjat apo simptomat që shfaq hipertensioni? Kapilarët e çarë tek e bardha e syve, kapilarë të çarë tek fytyra, pjesa e faqeve e skuqur, dhimbje e kokës e shpeshtë nga pas, marrje mendsh, aritmi e shpeshtë, debulesë.

Përdorimi i ilaçeve të tensionit për vite të tëra sjell dhe shumë efekte anësore si tharja e shpeshtë e gojës, humbje shije, dëmtimi i mikrobiomës, mospërthithja e vitaminave, humbja e kaliumit, pagjumësi, depresion, urinim i shpeshtë. Po si mund të kurohet hipertensioni sipas Jokës? Duhet të kujdesemi për florën bakteriale dhe sistemin gastrointestinal, kontrolli mbi nivelin e PH në trupin tonë, duke u kuruar ulet probabiliteti i sëmundjeve kardiovaskulare. Ndryshimi në dietë ka të bëjë shumë. Ushqimet e pasura me B6, B12 bëjnë që të na ulet rreziku. Këto vitamina gjenden tek drithërat, integralet, perimet.

”Shkaku kryesor i sëmundjes është inflamacioni i heshtur në trup, që duhet të lokalizohet” tha nutricionisti, më pas vjen stresi, mbingarkesa e toksinave, alergjitë e ndryshme, apo sheqeri i lartë në gjak, ushqimet e përpunuara, duhani, alkooli, problemet me veshkat, mëlçinë si dhe problemet hormonale si dhe anemia dhe hipertiroizmi.

”Personat me hipertension duhet të mbështeten tek ushqimi bimor, prandaj dhe dieta ‘Dash’ është nga më të mirat” tha Altini, duke shtuar se nuk duhet të mungojë koenzima Q10 që ndodhet tek arroret, kikirikat e soja, ushqimet me magnez, kalium, çaji jeshil, vaji i merlucit, oksidi nitrik i cili gjendet tek rukola dhe derivatet e perimeve jeshile dhe panxharit. Duhen konsumuar arrat, arra braziliane, gjiza e fshatit, tërshëra, thjerrëzat, kërpurdhat, kosi apo kefiri, frutat e thata, vaji i ullirit, ushqimet me fibra, uji i kokosit dhe lëngu i kastravecit janë diuretikë natyrale, konsumimi i hudhrës, trumzës, borzilokut, kardamomit, pa harruar mjaltin dhe specin pikant, avokadot dhe agrumet.

Cilat janë masat e menjëhershme, “minuti i artë” që mund të na shpëtojnë nga tensioni i lartë?

“Në një gotë me ujë të ngrohtë të hedhim pak spec pikant ose piper të zi të bluar pasi nëse pihet, mundet t’a shpëtojë një njeri nga infarkti, gjithashtu duke e fërkuar tek gjoksi me vaj ulliri dhe spec pikant, duke i vendosur disa borsa me ujë të ngrohtë dhe duke e lënë në qetësi. Nëse kemi mundësi që t’i japim një tiknur me murriz dhe me valerian, do të rezultojë shumë efikase për të shpëtuar jetën” tha Altini në fund të bisedës.

Tags: Altin JokaTensioni i Larte

Related Posts

Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni
Keshilla AI

Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni

May 21, 2026

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin...

Read moreDetails
Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini
Keshilla AI

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

May 20, 2026

Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe mjekësinë popullore. Sipas ekspertëve të ushqyerjes,...

Read moreDetails
Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë, mësoni se cilat janë
Keshilla AI

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë, mësoni se cilat janë

May 19, 2026

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për...

Read moreDetails
Keto jane ushqimet me te mira kunder plakjes sipas dietologes se njohur Blerina Bombaj
Keshilla AI

Keto jane ushqimet me te mira kunder plakjes sipas dietologes se njohur Blerina Bombaj

May 11, 2026

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe të dukeni gjithmonë të rinj. Por,...

Read moreDetails
Fryrja e barkut, zbuloni ushqimet dhe pijet që lehtësojnë shqetësimet!
Keshilla AI

Fryrja e barkut, zbuloni ushqimet dhe pijet që lehtësojnë shqetësimet!

May 10, 2026

Fryrja është një problem i zakonshëm tretës, i shkaktuar shpesh nga kapsllëku, gazrat, dehidratimi ose ndjeshmëria ndaj ushqimit. Edhe pse...

Read moreDetails
Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni dhe të shmangni për një mendje më të mprehtë
Keshilla AI

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni dhe të shmangni për një mendje më të mprehtë

May 8, 2026

Një stil jetese i shëndetshëm nuk ndikon vetëm në trup, por edhe në funksionet njohëse. Studimet tregojnë se të moshuarit...

Read moreDetails
Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta hani vetëm 2 kokrra nga ky frut
Keshilla AI

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta hani vetëm 2 kokrra nga ky frut

May 7, 2026

2 kivi çdo darkë mund të bëjnë mrekulli! Vetem 2 kokrra nga ky frut po konsiderohet një zakon i thjeshtë...

Read moreDetails
Djersisni me teper pasi keni kaluar te 40-tat? Keto jane 3 arsyet perse ndodh kjo
Keshilla AI

Djersisni me teper pasi keni kaluar te 40-tat? Keto jane 3 arsyet perse ndodh kjo

May 6, 2026

Djersini gjithë kohën dhe besoni se edhe të tjerët e ndiejnë atë? Djersitja është një proces fiziologjik nëpërmjet të cilit...

Read moreDetails
Sëmundja e parkinsonit shfaqet në mënyrë graduale, mjeku i njohur tregon disa nga shenjat
Keshilla AI

Sëmundja e parkinsonit shfaqet në mënyrë graduale, mjeku i njohur tregon disa nga shenjat

May 4, 2026

Nuk ka shenja tipike me të cilat mund të identi fikohet që në zanafillë. Sëmundja e parkinsonit shfaqet në mënyrë...

Read moreDetails
Kjo eshte nder shenjat kryesore e cila paralajmeron mpiksjen e gjakut
Keshilla AI

Kjo eshte nder shenjat kryesore e cila paralajmeron mpiksjen e gjakut

May 2, 2026

Mpiksja e gjakut është një grumbull gjaku që ndryshon nga një gjendje e lëngshme në një gjendje të ngurtë dhe...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.