Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

May 23, 2026
in TvShow
1
VIEWS

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965.Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965-1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 e në vijim, ai u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, ku më vonë shërbeu edhe si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989-1994.

Në skenë dhe ekran, Hasko u dallua veçanërisht në role të karakterit komik dhe popullor.

TëFundit

“Pse nuk martohesh?”/ G-Bani habit me përgjigjen e tij

“Pse nuk martohesh?”/ G-Bani habit me përgjigjen e tij

May 23, 2026
Rozana dhe Erzina përballë njëra-tjetrës: Çfarë ndodhi mes ish-partneres dhe partneres së MC Kreshës?

Rozana dhe Erzina përballë njëra-tjetrës: Çfarë ndodhi mes ish-partneres dhe partneres së MC Kreshës?

May 23, 2026

Në teatër interpretoi figura si Milo Tafani në komedinë “Shi në plazh” (1983) nga Teodor Laço, Abaz Kola në “Shtëpia me dy porta” (1984) nga Ruzhdi Pulaha, si dhe Shazo në “Familja e peshkatarit” (1984) nga Sulejman Pitarka.

Ai njihej për një natyrë të veçantë interpretuese, ku elementët komikë dhe “fshatarakë” të karaktereve i kthente në pjesë të stilit të tij artistik, duke krijuar një mënyrë loje origjinale dhe të vështirë për t’u përsëritur. Individualiteti i tij u formësua veçanërisht në kinematografi, ku në role dytësore ndërtonte tipa të gjallë, me origjinalitet plastik dhe shprehje të fortë skenike.

Gjatë karrierës së tij, ka realizuar 32 role filmike, ndër të cilat veçohen:

“Kur zbardhi një ditë” (1970) – Sulo ballisti,
“Malet me blerim mbuluar” (1971) – Osmani,
“Njeriu me top” (1977) – Tosun Baçi,
“Koncert në vitin 1936” – Tellalli,
“Radiostacioni” (1979) – Mete Aliu,
“Dhe vjen një ditë” (1986) – Dajë Alushi,
“Përrallë nga e kaluara” (1987) – plaku i sertë,
“Shkëlqim i përkohshëm” (1988) – babai i Danes (për të cilin fitoi Çmimin e Dytë në Festivalin e Filmit),
si dhe “I dashur armik” (2005) – tregtari çifut

Loja e tij karakterizohej nga humori i çlirët dhe spontan, ndërtimi i karaktereve të gjalla dhe autentike, mimika shprehëse dhe një ndjenjë e fortë ritmi në interpretim. Përdorimi i të folurit konkret, shpesh me elemente të dialektit të Labërisë, dhe mënyra e veçantë e komunikimit skenik i jepnin roleve të tij një identitet të dallueshëm artistik.

Përveç interpretimit, ai ka dhënë një kontribut të gjerë si pedagog, duke përgatitur studentë për aktorë dhe duke vënë në skenë shumë etyde, fragmente dhe 18 vepra dramatike të plota. Më 13 nëntor 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1995 mori titullin universitar “Profesor”, ndërsa më vonë u nderua edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Tags: Artit SkenikBirçe HaskoJani MingaMilo TafaniTeodor Laço

Related Posts

“Pse nuk martohesh?”/ G-Bani habit me përgjigjen e tij
TvShow

“Pse nuk martohesh?”/ G-Bani habit me përgjigjen e tij

May 23, 2026

Reperi i njohur, G-Bani, i cili prej vitesh mban një raport mjaft të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë me ndjekësit e...

Read moreDetails
Rozana dhe Erzina përballë njëra-tjetrës: Çfarë ndodhi mes ish-partneres dhe partneres së MC Kreshës?
TvShow

Rozana dhe Erzina përballë njëra-tjetrës: Çfarë ndodhi mes ish-partneres dhe partneres së MC Kreshës?

May 23, 2026

Në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, në studio ishte e ftuar Erzina, bashkëshortja e reperit Mc Kresha,...

Read moreDetails
Ndëron jetë aktori i njohur , Ikona e roleve popullore Shqiptare
TvShow

Ndëron jetë aktori i njohur , Ikona e roleve popullore Shqiptare

May 23, 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko, një prej figurave më të dashura të teatrit...

Read moreDetails
Parashikimi i horoskopit 23 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
TvShow

Parashikimi i horoskopit 23 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

May 23, 2026

Dashi Pritet iniciativë nga ju sot. Keni mundësinë të vendosni qëllime të reja, veçanërisht në frontin e biznesit. Kini kujdes...

Read moreDetails
E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori shqiptar i humorit
TvShow

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori shqiptar i humorit

May 23, 2026

Bota e artit dhe e humorit në Kosovë ka humbur sot një prej emrave të saj të dashur. Aktori i...

Read moreDetails
‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen
TvShow

‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

May 22, 2026

Hëna e rrallë e plotë Blu, që do të ndriçojë qiellin më 31 maj konsiderohet si një nga fenomenet më...

Read moreDetails
Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 23 Maj 2026
TvShow

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 23 Maj 2026

May 22, 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me...

Read moreDetails
Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe
TvShow

Sinoptikania paralajmëron: Bëhuni gati, Shqipëria do ‘goditet’ nga reshje shiu dhe rrebeshe

May 22, 2026

Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat po furnizohen me lagështi nga Deti Mesdhe, kanë sjellë kushte...

Read moreDetails
Cikloni i nxehtë/ Temperatura deri në 38 gradë Celsius, paralajmërime për rekorde historike
TvShow

Cikloni i nxehtë/ Temperatura deri në 38 gradë Celsius, paralajmërime për rekorde historike

May 22, 2026

Një pjesë e madhe e Europës Perëndimore po përgatitet për valën e parë të fortë të të nxehtit këtë verë,...

Read moreDetails
Aksident tragjik në vend/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari
TvShow

Aksident tragjik në vend/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari

May 22, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Lezhe. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.