Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.
Burime policore bëjnë me dije se trupi u gjet në anë të rrugës e menjëherë është njoftuar Urgjenca dhe u dërguar në spital.
Nga hetimet rezulton se 31-vjeçari ishte nga Shijaku dhe mëngjesin e sotëm nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë makinën
e është drejtuar për në spitalin e Durrësit. Pa u futur në Durrës, dyshohet se gjendja e tij është rënduar.
Ka ndaluar mjetin e ka dalë nga makina. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.












