Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Astrologia paralajmëron këto shenja të zodiakut për një javë e vështirë: Datat 25 dhe 26 janë…

May 22, 2026
in ShowBizi
16
VIEWS

Java që vjen pritet të jetë mes vështirësive, sjelljeve agresive dhe manipulimeve.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka bërë parashikimin e horoskopit për çdo shenjë zodiake në emisionin “Shije Shtëpie”.

Kalogeri sqaron se fillimi i javës do të jetë pak i vështirë.

Që sot do të kemi takime të papritura, situata që mund të na befasojnë, biseda që mund të jenë të dobishme, por mund të kemi edhe idealizim të situatës.

TëFundit

Brikena dhe Mateo nuk përmbahen me video nga fitnesi, ky i fundit e mban mbi kurriz Brikin

Brikena dhe Mateo nuk përmbahen me video nga fitnesi, ky i fundit e mban mbi kurriz Brikin

May 22, 2026
Ishte kategorikisht kundër lidhjes së tyre, por gjërat paskan ndryshuar! Ola ndan momentet e bukura mes vëllait të saj dhe Adionit!

Ishte kategorikisht kundër lidhjes së tyre, por gjërat paskan ndryshuar! Ola ndan momentet e bukura mes vëllait të saj dhe Adionit!

May 22, 2026

Marrë parasysh këto, duhet të jemi të vëmendshëm nga ana emocionale në zgjedhjet që bëjmë, pasi mund të kemi edhe rikthim të së shkuarës.

Datat 25 dhe 26 janë dy ditë të vështira. Lufta për pushtet dhe për fitore është e errët dhe e ashpër.

Më kryesorja e kësaj jave është Hëna e plotë në boshtin Binjak-Shigjetar, më 31 maj. Duhet të jemi të kujdesshëm në marrëdhënie dhe bashkëpunimet që na interesojnë, pasi mund të dalin gjëra në sipërfaqe, ose “e vërteta”. Por, është një Hënë e plotë që krijon kushtet për të ecur përpara.

Dashi

Në pjesën e parë të javës duhet të jeni të kujdesshëm në sferën financiare, në iniciativat që doni të ndërmerrni lidhur me një mik dhe në kontrollin që do t’ju ushtrojë një person i rëndësishëm. Mos insistoni të hyni në konflikte pasi mund të humbisni një mbështetje. Kujdes në problemet familjare, sidomos me problemet me pronat në datën 29. Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit krijon kushte shumë të mira për horizonte të reja dhe mund të merrni vendime për ndonjë udhëtim apo planifikim afatshkurtër.

Demi

Jeni më të ndikuar nga të gjithë. Më të kujdesshëm duhet të jeni në fillim të javës ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, pasi mund të krijohen disa situata konfliktuale me bashkëpunëtorët tuaj, me njerëz që janë pak më lart se ju. Duhet të veproni me takt, mos u përfshini në konflikte pasi mund të prishin marrëdhëniet tuaja profesionale. Fokusohuni në sferën financiare, sidomos në të ardhurat që kanë të bëjnë me të tjerët. Do të keni nevojë për një mbështetje financiare nga të tjerët; kjo do të ketë disa pengesa, por më vonë do të shihni që situatat do të zgjidhen në favorin tuaj. Kujdes në datën 29 në marrëdhënie të çdo lloji.

Binjakët

Një periudhë e rëndësishme për ju, pasi është edhe periudha e ditëlindjes suaj. Të lindurit në ditët e para të shenjës do të përjetoni ndryshime. Në fillim të javës duhet të jeni të kujdesshëm në çështjet ligjore, ndaj çdo gjë duhet të jetë e kopsitur që të mos gjendeni të ekspozuar. Në radhë të dytë, nëse keni bërë plane për të ardhmen afatshkurtër, ato mund të ndryshojnë si pasojë e një personi të tretë. Fokusohuni në sferën financiare, sidomos në datën 29. Këshilla është që ju të përforconi marrëdhëniet e çdo lloji.

Gaforrja

Një periudhë e rëndësishme për ju, pasi do të haseni me vështirësi të implikuara nga një person i rrjetit tuaj social. Mos kërkoni gjëra nga njerëz më lart se ju rreth datës 29. Me Hënën e Plotë duhet të fokusoheni në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj. Jini sa më të kujdesshëm dhe të përpiktë.

Luani

Hëna e plotë është e pozicionuar shumë pozitivisht ndaj jush. Ju krijon shanse të realizoni planet tuaja, për udhëtime, për jetën emocionale dhe erotike, edhe pse këto në vija të përgjithshme mund të jenë paksa të penguara. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në pjesën e parë të javës, kryesisht ju të lindurit në 10-ditëshin e parë, në çështje që mund të dalin në jetën tuaj profesionale e sociale, pasi mund të hyni në ndonjë konflikt me bashkëpunëtorë apo të dashurit tuaj për një çështje ekonomike. Jini aktivë në jetën tuaj sociale pasi njerëz të rinj e të rëndësishëm do të hyjnë në jetën tuaj, që do t’ju mbështesin dhe do të ndryshojnë planet tuaja për të ardhmen.

Virgjëresha

Fillimi i javës kërkon përpikmëri edhe pse Marsi është i pozicionuar pozitivisht ndaj jush. Diçka me ndonjë koleg apo një njeri që ka pozitë më të lartë se ju mund t’ju krijojë disa probleme. Të paktën nga ana ligjore jini sa më të përpiktë. Kujdes në sferën financiare, në marrëdhëniet tuaja personale në datën 29. Kujdes i shtuar edhe në marrëdhëniet shoqërore. Fokusi në këtë periudhë vendoset në jetën tuaj sociale, punë… jeni përpara disa ndryshimeve!

Peshorja

Këtë periudhë duhet të jeni të fokusuar në sferën tuaj financiare dhe në jetën emocionale. Në këtë të fundit, nuk përjashtohet mundësia të kaloni një krizë, ndërkohë që në sferën financiare, në fillim të javës, mos merrni vendime të rëndësishme lidhur me investime të mëdha. Mund të dalë një detyrim financiar i papritur ose një problem prone. Në sferën profesionale, edhe pse keni sukses, mund të hasni pengesa nga të tjerët në datën 29. Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit krijon disa shqetësime me njerëzit e rrethit tuaj. Do të keni edhe takime interesante që mund të favorizojnë jetën tuaj emocionale dhe të kenë stabilitet.

Akrepi

Në fillim të javës, ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Mund të keni shumë probleme, shumë shqetësime dhe situata pak më tensionuese si rezultat i një provokimi që mund të vijë nga të tjerët, apo nga probleme që kanë ekzistuar më përpara. Kjo mund të prishë psikologjinë tuaj. Ju jeni njerëz që akumuloni dhe në një moment shpërtheni, por këto ditë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të veproni me strategji. Fokusohuni në punën tuaj dhe në të ardhurat që do të vijnë si rezultat i përpjekjeve dhe lodhjes.

Shigjetari

Vendosni fokusin në marrëdhënie dhe bashkëpunime të çdo lloji. Në këtë periudhë ju kërkoni një mbështetje nga banka apo bashkëpunëtorë dhe këto tani pengohen. Këto mund të pengohen edhe në datën 29.

Bricjapi

Gjithë periudha është e fokusuar në përditshmërinë tuaj. Gjeni kohën të organizoni sa më mirë punën tuaj dhe shmangni konfliktet, keqkuptimet dhe prapaskenat. Kujdes në iniciativat financiare, në sferën tuaj emocionale në fillim të javës, në sferën e bashkëpunimeve rreth datës 29 dhe përfitoni nga mbështetja dhe favorizimi që keni në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve.

Ujori

Fillimi i javës është i vështirë për ju, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Jeni në një fazë ndryshimesh thelbësore, totale, por këto ditë keni momente të vështira. Mund të keni të bëni me vendime që doni të merrni në lidhje me prindërit, familjen; disa gjëra mund të vijnë nga fati… nëse këto ndryshime janë në dorën tuaj, nuk është momenti të ushtroni presion tek të tjerët.

Peshqit

Jeni edhe ju përpara ndryshimeve dhe në fakt kjo javë ju streson pak. Ju vendos përpara vendimeve që doni të merrni lidhur me punën tuaj, por edhe me vendbanimin, ku disa prej jush doni të bëni ndryshime thelbësore. Kujdes në sferën financiare. Kujdes edhe në sferën emocionale në datën 29. Trajtojini gjërat me qetësi. Është një periudhë paqeje për ju dhe duhet të përfitoni.

Tags: Astrologia Chrysanthi KalogeriHoroskopiLuani HënaShije ShtëpieVirgjëresha Fillimi

Related Posts

Brikena dhe Mateo nuk përmbahen me video nga fitnesi, ky i fundit e mban mbi kurriz Brikin
ShowBizi

Brikena dhe Mateo nuk përmbahen me video nga fitnesi, ky i fundit e mban mbi kurriz Brikin

May 22, 2026

Mateo dhe Brikena kanë marre vëmendjen e publikut. Cifti janë shfaqur me një video perfekte nga fitnesi, ku dihet se...

Read moreDetails
Ishte kategorikisht kundër lidhjes së tyre, por gjërat paskan ndryshuar! Ola ndan momentet e bukura mes vëllait të saj dhe Adionit!
ShowBizi

Ishte kategorikisht kundër lidhjes së tyre, por gjërat paskan ndryshuar! Ola ndan momentet e bukura mes vëllait të saj dhe Adionit!

May 22, 2026

Dinamika familjare mes Olës, partnerit të saj Adionit dhe vëllait të saj, Fabjanit, ka marrë një kthesë tërësisht të papritur...

Read moreDetails
Venusi ne Gaforre ne lidhje te veshtire me Neptunin ne Dash – Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
ShowBizi

Venusi ne Gaforre ne lidhje te veshtire me Neptunin ne Dash – Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

May 22, 2026

♈️ Dashi Nata ju la nje shenje qe nuk shuhet lehte. Fantazmat e se kaluares zgjuan nje paralajmerim te erret...

Read moreDetails
Aksident tragjik/ Humbin jetën 4 persona pasi makina përfundoi në flakë, detajet e para
ShowBizi

Aksident tragjik/ Humbin jetën 4 persona pasi makina përfundoi në flakë, detajet e para

May 22, 2026

Një aksident tragjik me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një...

Read moreDetails
Stelina flet për marrëdhënien e saj të shkuar: “Në moshën 20 vjeçare kisha një partner 30 vjeç…”
ShowBizi

Stelina flet për marrëdhënien e saj të shkuar: “Në moshën 20 vjeçare kisha një partner 30 vjeç…”

May 21, 2026

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina Kurila, ka deklaruar në “Trotuar” në “E Diell” se, në moshën 20-vjeçare ajo...

Read moreDetails
“Kemi dhe foto bashke”: Klevisa nxjerr zbuluar njohjen e vjetër me Indritin
ShowBizi

“Kemi dhe foto bashke”: Klevisa nxjerr zbuluar njohjen e vjetër me Indritin

May 21, 2026

Dinamikat brenda “Ferma VIP” kanë marrë një kthesë të papritur menjëherë pas largimit të Vanesës. Hyrja e banores më të...

Read moreDetails
“Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenjat”, Horoskopi nga Meri Gjini: Surpriza ekonomike për njërin prej jush
ShowBizi

“Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenjat”, Horoskopi nga Meri Gjini: Surpriza ekonomike për njërin prej jush

May 21, 2026

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj...

Read moreDetails
Klevisa zbulon tatuazhin e saj në këtë pjesë të trupit: “Më kafsho…” (Video)
ShowBizi

Klevisa zbulon tatuazhin e saj në këtë pjesë të trupit: “Më kafsho…” (Video)

May 21, 2026

Hyrja e saj e fundit në formatin televiziv ka sjellë menjëherë dinamika të reja, por këtë herë vëmendjen e ka...

Read moreDetails
“Hëna e plotë Blu” më 31 maj, zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do të preken më shumë
ShowBizi

“Hëna e plotë Blu” më 31 maj, zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do të preken më shumë

May 21, 2026

Hëna e rrallë e plotë Blu, që do të ndriçojë qiellin më 31 maj 2026 konsiderohet si një nga fenomenet...

Read moreDetails
Plutoni në prapavijë sjell ndryshime për këto 4 shenja të zodiakut i kanë pritur prej kohësh
ShowBizi

Plutoni në prapavijë sjell ndryshime për këto 4 shenja të zodiakut i kanë pritur prej kohësh

May 20, 2026

Plutoni në prapavijë po sjell ndryshime të rëndësishme për katër shenja të horoskopit deri në tetor 2026. Sipas astrologes Helena...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.