Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pranë Shkupit gjatë natës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona.
Sipas raportimit të mediave vendase, katër personat ishin duke udhëtuar me një automjet tip BMW,
i cili është përplasur me një kamion me targa kosovare, i drejtuar nga shtetasi B.B 76 vjeç.
Sipas policisë derejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin mbi automjetin,
ka kaluar mbi gardhin metalik në drejtimin e kundërt dhe është përplasur me makinën BMW me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. 51 vjeç.
Bashkë me drejuesin 51 vjeçar kanë humbur jetën edhe personat që dyshohet të jenë familjarë të tijët, A.V. 20 vjeç dhe P.M 20 vjeç,
si edhe një person tjetër identiti i të cilit nuk është bërë ende me dije.
Përplasja ka qenë aq e fortë dhe automjeti BMW është përfshirë menjëherë nga flakët, duke bërë të pamundur shpëtimin e katër personave që ndodheshin brenda tij.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia. Shoferi i kamionit është arrestuar, sipas mediave vendase.












