Një aksident tragjik me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve të deritanishme, goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që vetura BMW të shpërthejë menjëherë në flakë.
Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është djegur pothuajse tërësisht.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës.
Deri më tani nuk ka informacione të plota për gjendjen e shoferit të kamionit apo për identitetin e viktimave.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë rrugore












