Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Vushtrrinë ku një i ri, punonjës ndërtimi, ka rënë nga kati i tretë i një banese që thuhet se ishte në ndërtim e sipër.
Lajmi i trishtë është mësuar pas raportimeve të bëra nga mediat vendase të cilat shkruajnë se i riu humbi jetën në spital pasi nuk arrati t’u mbijetonte dot plagëve të marra.
“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ndërsa bëhet me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijm dhe pritet të zbardhet ngjarja e plotë.












