Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenjat’, Horoskopi nga Meri Gjini: Surpriza ekonomike për njërin prej jush

May 21, 2026
in Te Fundit
420
VIEWS

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Jemi në prag të një katërditëshi shumë të rëndësishëm. Në këto momente kemi një bashkim shumë të bukur të Diellit me Uranin, i cili përfaqëson “faktorin X” ose të papriturën. Kjo hyrje te Binjakët, ku ndodhet edhe Mërkuri, sugjeron që gjithsecili duhet të lërë hapësirë në axhendë për takime sociale gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Çdo gjë e rëndësishme që duhet të vendoset për gjithë verën, duhet të programohet në këto 16 ditë (nga 16 deri më 31 maj). Fundjava do të përforcohet nga hyrja trekëndore e Hënës me Jupiterin, duke favorizuar diskutimet për punë, turizmin, marketingun dhe çështjet që lidhen me fizikun apo ndërhyrjet estetike.

Parashikimi për 12 shenjat e zodiakut:

Dashi: Me Marsin në shtëpinë e dytë, do të merreni instinktivisht me rregullimin e raporteve personale dhe sqarime të nevojshme. Është një moment shumë i mirë për të diskutuar çështje të ekonomisë, sidomos për të mbledhur borxhe apo shuma parash që ju detyrohen të tjerët. Gjithashtu, deri të hënën është periudhë e favorshme për shitblerje dhe bilance përfundimtare. Kujdes me sistemin tretës dhe ushqimin.

TëFundit

E dhimbshme! U shtri për të fjetur e nuk u zgjua më kurrë, arr*sti kardiak i merr jetën biznesmenit (EMRI/Foto)

E dhimbshme! U shtri për të fjetur e nuk u zgjua më kurrë, arr*sti kardiak i merr jetën biznesmenit (EMRI/Foto)

May 21, 2026
Si rrallëherë më parë! Hëna plot prek FUQISHEM këto 3 shenja, ja cfarë pritet të ndodh

Si rrallëherë më parë! Hëna plot prek FUQISHEM këto 3 shenja, ja cfarë pritet të ndodh

May 21, 2026

Demi: Marsi në shenjën tuaj, në bashkëveprim me Venusin, ju jep vetëbesim maksimal. Do të jeni në qendër të vëmendjes në raportet sociale dhe miqësore. Mund të keni njohje të reja përmes rrjeteve sociale. Kujdes vetëm të shtunën mbrëma dhe të dielën paradite me komunikimin në familje, pasi mund të prishet qetësia. Informacionet që do të merrni nga njerëzit e afërt do të ndikojnë pozitivisht në planet tuaja.

Binjakët: Gëzuar ditëlindjen! Me Diellin dhe Mërkurin në shenjë, shfrytëzoni këtë periudhë për komunikim, marketing dhe takime të rëndësishme me eprorët. Ata që kanë lindur në fillim të shenjës do të surprizohen shumë mirë nga fati. Do të ndjeni mbështetje dhe dashuri nga familja. Kujdes të shtunën dhe të dielën në lëvizje; shmangni alkoolin dhe tregoni maturi në timon.

Gaforrja: Do të rrethoheni nga një atmosferë dashurie që mund t’ju bëjë të ndiheni pak egocentrikë, por kjo do t’ju tolerohet. Fundjava është e shkëlqyer për marrëdhëniet në çift, familjen dhe afrimin me njerëzit e zemrës. Hyrja e Uranit me Diellin sjell lajme të mira dhe zgjidhje për shqetësime apo probleme shëndetësore që ju kanë munduar prej kohësh.

Luani: Me Hënën në shenjë, mund të keni tendencën për t’u ankuar pak ose për të ekzagjeruar lodhjen, por do të mbeteni në qendër të vëmendjes. Fokusohuni te profesioni; uleni dhe shqyrtoni me laps e letër se si mund të evoluoni. Çështjet që lidhen me punën, shtëpinë dhe veten tuaj janë në një zhvillim shumë pozitiv drejt fundit të javës.

Virgjëresha: Fundi i javës do të jetë shumë i bukur dhe do të sjellë një fillim fantastik për çështjet e shtëpisë, familjes dhe raporteve me prindërit. Do të gjeni zgjidhje përfundimtare për problemet që ju kanë ngarkuar. Puna do të rrjedhë lehtësisht dhe ka mundësi për përfitime financiare. Shfrytëzoni takimet sociale sot, pasi do të dëgjoni informacione të vlefshme.

Peshorja: Të lindurit në dhjetëditëshin e parë duhet të jenë të kujdesshëm me gjykimet. Megjithatë, ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës do të kenë një shpërblim të papritur (“shpërblim nga Zoti”) në axhendën e tyre. Punoni me emrin dhe statusin tuaj profesional. Venusi do të sjellë ngrohtësi në familje dhe me fëmijët, ndërsa emocionet më pasionante do të vijnë pas datës 13 qershor.

Akrepi: Axhenda juaj do të përcaktohet kryesisht nga nevojat e të tjerëve ose partnerëve. Sot dhe nesër do të harxhoni kohë për njerëzit e dashur, por kjo do t’ju hapë mundësi të reja financiare ose do të merrni lajme të mira për paratë. Venusi favorizon bashkëveprimin me Gaforret, të cilët mund t’ju japin shumë dashuri.

Shigjetari: Do të jeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Rastësia do të luajë një rol mbretëror për ju sot dhe nesër, sidomos për ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës. Kujdes gjatë fundjavës: shmangni lëvizjet e nxituara, sportet ekstreme dhe alkoolin, pasi nuk është momenti për rreziqe të panevojshme.

Bricjapi: Gjatë këtij dyditëshi do të ndiheni shumë të mbështetur dhe të vlerësuar nga njerëzit që doni. Është kohë e mirë për ndarje shqetësimesh dhe empati. Fundjava do t’ju gjejë duke u marrë me rregullime, arredime ose zbukurime në shtëpi, gjë që do t’ju sjellë shumë gëzim.

Ujori: Hyrja e Uranit me Diellin sjell takime ose dashuri të papritura. Energjia e këtyre ditëve shoqërohet me emocione të forta dhe surpriza të bukura nga të tjerët. Shfrytëzojeni këtë kohë për të zgjidhur çështje të rëndësishme me fëmijët ose pasardhësit. Të shtunën dhe të dielën paradite ndalohet rreptësisht alkooli dhe shpejtësia në timon.

Peshqit: Ndiheni të motivuar për të bërë shumë gjëra njëkohësisht. Merrni gjërat me shtruar dhe pa stres. Fati do t’ju ndihmojë, edhe pse mund të keni disa pengesa të vogla ose ndryshime planesh në momentin e fundit. Pranoni ftesat sociale, pasi do t’ju rezultojnë mjaft pozitive. Kujdes me shpenzimet në fundjavë, pasi mund të keni ndonjë defekt të papritur në shtëpi që kërkon para./vizionplus.tv

Tags: HoroskopiMeri Gjinishenjatyjet

Related Posts

E dhimbshme! U shtri për të fjetur e nuk u zgjua më kurrë, arr*sti kardiak i merr jetën biznesmenit (EMRI/Foto)
Te Fundit

E dhimbshme! U shtri për të fjetur e nuk u zgjua më kurrë, arr*sti kardiak i merr jetën biznesmenit (EMRI/Foto)

May 21, 2026

Një lajm i kobshëm është mësuar mesditën e kësaj të enjte pasi arresti kardiak i ka marrë jetën biznesmenit korçar...

Read moreDetails
Si rrallëherë më parë! Hëna plot prek FUQISHEM këto 3 shenja, ja cfarë pritet të ndodh
Te Fundit

Si rrallëherë më parë! Hëna plot prek FUQISHEM këto 3 shenja, ja cfarë pritet të ndodh

May 21, 2026

Hëna e rrallë e plotë Blu, që do të ndriçojë qiellin më 31 maj 2026 konsiderohet si një nga fenomenet...

Read moreDetails
Dikur nuk kishte bukë për të ngrënë, sot fiton rreth 200 mijë dollarë në muaj duke shitur…/Njihuni me modelen që…
Te Fundit

Dikur nuk kishte bukë për të ngrënë, sot fiton rreth 200 mijë dollarë në muaj duke shitur…/Njihuni me modelen që…

May 21, 2026

"Pas muajt tim të parë, fitova 25 mijë dollarë, nuk mund t’a besoja” Një ish-striptiste që dikur kishte vështirësi të...

Read moreDetails
Aksident me vd*kje në vend/ Ja cfarë raportohet!
Te Fundit

Aksident me vd*kje në vend/ Ja cfarë raportohet!

May 21, 2026

SHKODËR – Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrethinat...

Read moreDetails
‘Tradhëtia juaj do zbulohet, zemrat do thyhen dhe…’ Të bëjnë kujdes këto shenja, ja cfarë ju pret
Te Fundit

‘Tradhëtia juaj do zbulohet, zemrat do thyhen dhe…’ Të bëjnë kujdes këto shenja, ja cfarë ju pret

May 21, 2026

DASHI Keni shumë energji, por duhet të shmangësh shpërdorimin e saj në shumë drejtime. Mund të ndihesh sikur dëshiron ta...

Read moreDetails
Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj! Ja cfarë raportohet
Te Fundit

Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj! Ja cfarë raportohet

May 21, 2026

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ka tronditur në agimin e sotëm banorët e Napolit në Itali. Lëkundjet u...

Read moreDetails
Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen
Te Fundit

Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen

May 20, 2026

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e...

Read moreDetails
Monika Kryemadhi habit me deklaratën: “Mateo dhe Brikena do ndahen”
Te Fundit

Monika Kryemadhi habit me deklaratën: “Mateo dhe Brikena do ndahen”

May 20, 2026

E ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Andale”, politikanja dhe opinionistja Monika Kryemadhi ka folur pa doreza për...

Read moreDetails
Aksident me vd*kje në vend! Humb jetën një grua, ja si ndodhi ngjarja
Te Fundit

Aksident me vd*kje në vend! Humb jetën një grua, ja si ndodhi ngjarja

May 20, 2026

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas,...

Read moreDetails
Këto janë tre shenjat e horoskopit që do të kenë fillime të reja pas pak ditësh
Te Fundit

Këto janë tre shenjat e horoskopit që do të kenë fillime të reja pas pak ditësh

May 20, 2026

Tre shenja të zodiakut janë aktualisht në epiqendrën e universit dhe janë të thirrura të përgatiten për ndryshime të guximshme...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×