“Pas muajt tim të parë, fitova 25 mijë dollarë, nuk mund t’a besoja”
Një ish-striptiste që dikur kishte vështirësi të paguante qiranë dhe madje kishte marrë hua nga nëna e saj, thotë se tani fiton deri në 200 mijë dollarë në muaj. Ajo tregon se këtë shifër e bën duke shitur përmbajtje provokuese në internet.
Jessica Barton zbulon se jeta e saj ndryshoi në mënyrë dramatike pasi u bashkua në një platformë abonimi për të rritur gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.
Modelja zbuloi se fitoi 25 mijë dollarë në muajin e saj të parë. 42-vjeçarja, e cila ka më shumë se 560 mijë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, që atëherë e ka shpenzuar pasurinë e saj duke transformuar një shtëpi të vjetër buzë liqenit në një rezidencë luksoze të madhe.
Krijuesja e përmbajtjeve ‘pikante’ tregon se suksesi më në fund i ka lejuar asaj që të shijojë stilin e jetës luksoze që gjithmonë e ëndërronte.
Pas vitesh të tëra pune si modele me paga të ulëta, si bariste dhe si striptiste, tashmë Jessica jeton ashtu siç ajo dëshiron.
“Kam qenë modele, por u rrita në një epokë ku pritej që t’a bëja falas. Unë hiqja dorë nga koha ime dhe në këmbim merrja kopje të fotografice”, ka thënë 42-vjeçarja nga Orlando, Florida.

“Në thelb, punoja dhe udhëtoja pa para. Sinqerisht, mund të kishin qenë vetëm 12 mijë paund në vit, në atë kohë. Nuk mund të paguaja qiranë dhe nuk mund të paguaja makinën. Duhej të telefonoja mamin për para për të ngrënë. Punoja si bariste dhe striptiste, për të kompensuar modelimin, por prapë nuk fitoja mjaftueshëm”, ka vijuar rrëfimin Jessica.
Pavarësisht viteve të tëra duke kërcyer për bakshishe dhe duke pirë birrë, ajo thotë se financat e saj ndryshuan plotësisht pasi u regjistrua në platformën e përmbajtjes për të rritur.
“Covid ndodhi papritur dhe puna ime në bar dhe striptizëm u mbyll shpejt. Isha regjistruar tashmë në një platformë me përmbajtje për të rritur, por nuk e kisha idenë se sa e madhe do të bëhej për mua. Pas muajt tim të parë, fitova 25 mijë dollarë, nuk mund t’a besoja”, ka rrëfyer ajo.
Përveç transformimit të shtëpisë, Jessica thotë se ka investuar shumë në të ardhmen e saj dhe tani punon me këshilltarë financiarë për t’a ndihmuar të rrisë pasurinë e saj.
“Kam këshilltarë financiarë dhe kontabilistë tani, sepse dua të sigurohem që po investoj siç duhet”, ka thënë krijuesja e përmbajtjes për të rritur.
Pavarësisht stilit të jetesës joshëse, Jessica pranoi se realiteti i krijimit të përmbajtjes për të rritur mund të jetë ende i lodhshëm prapa skenave.
“Nuk ke vërtet kohë të lirë. Unë vazhdimisht filmoj, montoj, u dërgoj mesazhe fansave dhe krijoj përmbajtje të reja sepse njerëzit gjithmonë duan diçka të freskët. Ndonjëherë bëj transmetime të drejtpërdrejta për gjashtë ose edhe nëntë orë rresht dhe papritmas kuptoj se kam folur para një ekrani gjithë ditën”, zbulon 42-vjeçarja.
Megjithatë, Jessica këmbëngul se ngarkesa e punës ia vlen për jetën që më në fund ka qenë në gjendje të ndërtojë.
“Ajo që fitoj tani dhe jeta që jetoj është kompensim për vitet e mia duke i bërë të gjitha këto me çmim të ulët”, ka përfunduar ajo.












