Ndikimi i nje Hene te Re ne shenjat e tokes si shenja e Demit zgjat 2 jave.
• 2 javet pas Henes se Re konsiderohen periudha aktive ku zhvillohen ngjarjet, hapen mundesite dhe fillojne ndryshimet konkrete.
• Deri ne 6 muaj mund te zgjasin efektet e plota, sidomos nese Hena e Re prek pika te rendesishme ne harte astrologjike personale.
♈️ Dashi
Nen driten e Henes se Re ne Dem, nje kapitull i vjeter nis te shuhet ngadale dhe gjithcka qe ju ka mbajtur peng fillon te humbase forcen. Ekonomia dhe dashuria hyjne ne nje faze ku asgje nuk do mbetet si me pare. Nje vendim i marre tani do ndryshoje ritmin e diteve qe vijne dhe do hape rruge qe dikur dukeshin te paarritshme.
♉️ Demi
Sot jeni ne qender te cdo zhvillimi dhe cdo levizje do kete ndikim me te madh nga sa mendoni. Biseda te rendesishme, plane qe marrin forme dhe nje kthese ne jeten personale do sjellin ndjesine se fati po leviz ne anen tuaj. Disa te verteta do dalin ne drite dhe do ndryshojne menyren si i shihni njerezit prane vetes.
♊️ Binjaket
Nje rizgjim i forte i brendshem nis sot dhe mendimet qe keni mbajtur te fshehta do fillojne te marrin jete. Nje plan i ndertuar me kujdes do nise te jape sinjale te fuqishme ne pune. Takime te fshehta, biseda me peshe dhe levizje qe askush nuk i pret do hapin nje rruge krejt tjeter nga ajo qe kishit imagjinuar.
♋️ Gaforrja
Hena e Re ne Dem mbyll dyer qe kane mbetur hapur prej kohesh dhe ju cliron nga barre te se kaluares. Nje ceshtje ne shoqeri nis te sqarohet dhe nje mundesi reale per nje fillim te ri shfaqet aty ku dikur kishte vetem pasiguri. Disa lidhje do marrin drejtim tjeter dhe asgje nuk do rikthehet si me pare.
♌️ Luani
Nje ndryshim i madh nis te levize sot ne pune dhe ekonomi. Gjithe lodhja, pritjet dhe situatat e komplikuara te se kaluares po mbeten pas. Nje etape e re po afrohet me shpejtesi dhe do kerkoje guxim per te pranuar ate qe po vjen. Ajo qe dukej e bllokuar do nise te hapet papritur.
♍️ Virgjeresha
Merkuri bashkohet me Henen e Re ne Dem dhe sjell energji per nje fillim qe mund te ndryshoje shume me teper sesa prisni. Nje njohje e re ose nje mundesi e papritur do ndeze mendime qe nuk do ju lene te qete. Nje dere hapet sot dhe pas saj fshihet nje rruge krejt tjeter.
♎️ Peshorja
Sot gjithcka lidhet me llogarite, parate dhe ato ceshtje qe kane mbetur pezull prej kohesh. Borxhe, detyrime dhe trashegimi do kerkojne zgjidhje te menjehershme. Nje e vertete financiare mund te ndryshoje menyren si do veproni ne vazhdim dhe do sjelle vendime qe nuk mund te shtyhen me.
♏️ Akrepi
Hena e Re ne Dem vendos perballe jush ndryshime te forta ne marredhenie. Nje faze mbyllet dhe nje tjeter nis me energji krejt ndryshe. Nje njohje e re ose nje lidhje qe lind papritur do trazoje emocionet dhe do sjelle ndjesine se dicka e madhe po afrohet ne jeten tuaj.
♐️ Shigjetari
Presioni i diteve te fundit ka qene me i forte nga sa e keni treguar, por kjo Hene e Re sjell nje drejtim tjeter. Nje pune e re, nje projekt i papritur ose nje menyre e re jetese nis te marre forme. Gjerat qe dukeshin rutine do ndryshojne ritem dhe do sjellin zhvillime qe nuk kalojne pa lene gjurme.
♑️ Bricjapi
Me ne fund vjen momenti te flisni per ndjenjat dhe per gjithcka qe ka mbetur e pathene. E kaluara po largohet ngadale, ndersa e ardhmja kerkon sinqeritet dhe guxim. Nje bisede do kete ndikim me te madh nga sa mendoni dhe mund te ndryshoje rrjedhen e nje marredhenieje.
♒️ Ujori
Kjo dite me Henen e Re ne Dem ngjan me nje histori qe perseritet, por kete here fundi do jete ndryshe. Ceshtje familjare dhe ndryshime ne shtepi arrijne ne nje pike vendimtare. Disa do largohen nga e vjetra per te nisur nje jete krejt te re dhe nje ndjenje clirimi do ndihet me fort se kurre.
♓️ Peshqit
Hena e Re ne Dem, nen ndikimin e Merkurit, sjell kontakte, bashkepunime dhe njerez qe mund te ndryshojne drejtimin tuaj. Nje mundesi e rendesishme do vije permes komunikimit dhe nje takim do lere me shume ndikim nga sa duket ne fillim. Disa fjale te degjuara sot do mbeten gjate ne mendjen tuaj.












