Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit,
ku për pasojë ka humbur jetën një 28 vjeçar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:45, në rrugën e cila lidh Sukthin me Rrushkullin në lagjen Stalla,
ku sipas të dhënave paraprake të dhëna nga policia, një automjet me drejtues një 19 vjeçar ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga shtetasi 28 vjeçar.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas aksidentit në vendgjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë 19 vjeçari që drejtonte automjetin ka rënë në pranga.












