Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e v*ktimës telefonoi policinë disa minuta para

May 6, 2026
in Te Fundit
448
VIEWS

Fiks Fare ka siguruar disa dëshmi të banorëve të zonës në Spitallë, në lagjen numër 15 në Durrës, të cilët tregojnë se disa minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një të tretë, gjyshja e njërit prej viktimave ka telefonuar policinë.

Banorët janë të tmerruar dhe terrorizuar nga ndodhia, teksa të gjithë pohojnë se ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi në adresë të policisë ishin bërë qindra telefonata.

Banorët kanë lajmëruar vazhdimisht policinë, sallën operative, apo specialistët e zonës, për autorin Nikoll Radaçi, i cili ecte me shumë shpejtësi në të gjithë zonën. Grupi i Fiks Fare ka biseduar me disa banorë, dëshmitarë okularë të aksidentit të datës 3 maj 2025, teksa thonë se gjyshja e njërit prej viktimave, ka telefonuar Policinë e Shtetit për ti lajmëruar se Radaçi ecte me shpejtësi.

“Ka marrë policinë në telefon disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Ai lëvizte shumë shpejt. Kam qenë prezent kur e mori. Nuk e di se çfarë i thanë, por ankohej për atë. As erdhi njeri dhe disa minuta më pas kemi parë tmerrin” thotë një prej dëshmitareve. Ndërkohë, edhe banorë të tjerë pohojnë se policia është lajmëruar se në zonë lëviznin me shpejtësi. “S’morën asnjë masë dhe pamë tmerr”, pohojnë banorët. Pas kësaj ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi drejtorin e Durrësit, si dhe disa drejtues të tjerë, për shkak se nuk kanë marrë masa.

TëFundit

Vjen lajmi i papritur! Shijoni fundjavën me diell, ja kur priten të ulen temperatura dhe të nisin…

Vjen lajmi i papritur! Shijoni fundjavën me diell, ja kur priten të ulen temperatura dhe të nisin…

June 27, 2026
Miri thyen heshtjen, ja çfarë thotë për Selinën dhe raportin e tyre brenda BBVA

Miri thyen heshtjen, ja çfarë thotë për Selinën dhe raportin e tyre brenda BBVA!

June 27, 2026

Fiksi i kërkoi Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit nëse është bërë ndonjë telefonatë nga gjyshja e njërit prej viktimave, disa minuta para aksidentit fatal. Kjo drejtori, i tha grupit të Fiks Fare se “s’mund t’a verifikojnë, pasi u duhet numri i telefonit”. Një justifikim absurd, duke qenë se telefonata regjistrohet, ndërsa vendi i ankesës dhe problematika shënohen në regjistër.

Fiks Fare ka mësuar se për këtë ngjarje, kanë filluar hetimet administrative dhe penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikon rolin e çdo efektivi, qoftë të rolit bazë, të mesëm apo të lartë.

Ndërkohë, rreth 500 metra larg rrugës së “Ohrit”, ku ndodhi aksidenti fatal, është regjistruar një tjetër ngjarje, sërish e paralajmëruar. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, si pasojë e shpejtësisë së lartë. Banorët e zonës kanë dërguar në redaksinë e emisionit investigativ disa foto dhe video të aksidentit, ndërsa shkruajnë se, në atë vend duhet të ishin vija të bardha.

“Kemi bërë një peticion në vitin 2024 për të vendosur kufizues shpejtësie dhe për të bërë vija të bardha, pasi ka edhe një shkollë. Peticionin ia kemi dërguar Prefekturës, por deri më sot asnjë masë. Aty rrezikohen edhe fëmijët, pasi ngjitur me rrugën dhe vendin ku u aksidentuan këto makina, ka edhe një shkollë”, pohon një nga banorët.

Ngjarja e datës 3 maj 2026, ka shkaktuar zemëratë dhe indinjatë në rrjete sociale, se si një person i papërgjegjshëm, i dehur, shkaktoi tragjedinë. Por, nga shpejtësia dhe nga mos verifikimi i informacionit, një familje është përfshirë aksidentalisht në këtë vorbull, të paktën në rrjete sociale dhe në portale.

Një person, i quajtur Petrit Nikolli, me origjinë nga qyteti i Lezhës, ka telefonuar në redaksinë e Fiks Fare dhe ka bërë një denoncim se “portalet dhe rrjetet sociale i kanë marrë foton e tij dhe të djalit 8 vjeç”.

“E kanë përhapur foton time dhe të djalit në të gjitha portalet. Kanë ngatërruar portretin tim me familjen Nikolli në Durrës. Na kanë sjellë një shqetësim të madh, më kanë marrë të gjithë në telefon se çfarë na ka ndodhur. Fotot i kanë marrë nga rrjetet sociale dhe janë tani në të gjitha portalet. Kam bërë denoncim në polici”, pohon me lot në sy Petriti./Topchannel

Tags: aksidentdurreste funditvdekje

Related Posts

Vjen lajmi i papritur! Shijoni fundjavën me diell, ja kur priten të ulen temperatura dhe të nisin…
Te Fundit

Vjen lajmi i papritur! Shijoni fundjavën me diell, ja kur priten të ulen temperatura dhe të nisin…

June 27, 2026

Që prej së premtes, në Shqipëri ka nisur një valë treditore të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 40°C....

Read moreDetails
Miri thyen heshtjen, ja çfarë thotë për Selinën dhe raportin e tyre brenda BBVA
Te Fundit

Miri thyen heshtjen, ja çfarë thotë për Selinën dhe raportin e tyre brenda BBVA!

June 27, 2026

Pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother VIP 5, Miri ka folur në një intervistë për revistën Bordo, ku ka...

Read moreDetails
Mrekulli poshtë rrënojave! I porsalinduri nxirret gjallë 32 orë pas tërmetit në Venezuelë
Te Fundit

Mrekulli poshtë rrënojave! I porsalinduri nxirret gjallë 32 orë pas tërmetit në Venezuelë

June 27, 2026

Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën....

Read moreDetails
LAJM I FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra
Te Fundit

LAJM I FUNDIT/ Tërmeti g*det Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

June 27, 2026

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës...

Read moreDetails
Ngjarje tragjike në vend! Rrufeja g*det dhe i merr jetën një personi (EMRI)
Te Fundit

Ngjarje tragjike në vend! Rrufeja g*det dhe i merr jetën një personi (EMRI)

June 27, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja ndërsa...

Read moreDetails
Arti dhe kultura shqiptare ne Zl! Humb jeten mjeshtri i madhe…
Te Fundit

Arti dhe kultura shqiptare ne Zl! Humb jeten mjeshtri i madhe…

June 27, 2026

Pal Dedgjonaj, një ndër themeluesit e Ansamblit “Qiftelia” të Lezhës dhe Mjeshtër i Madh i artit dhe kulturës lezhjane, është...

Read moreDetails
‘Një mundësi e artë hap dyert për ju…’ Besojeni apo jo, pikërisht këto shenja do PASUROHEN sot!
Te Fundit

‘Një mundësi e artë hap dyert për ju…’ Besojeni apo jo, pikërisht këto shenja do PASUROHEN sot!

June 27, 2026

Dashi Do të keni një pamje të mirë të asaj që aftësitë tuaja psikike mund të bëjnë për ju në...

Read moreDetails
VAPA ‘P*SHTON’ VENDIN, por pasdite priten…/Ja cfarë pritet të ndodh me motin sot!
Te Fundit

VAPA ‘P*SHTON’ VENDIN, por pasdite priten…/Ja cfarë pritet të ndodh me motin sot!

June 27, 2026

Vendi do të përjetojë një tjetër ditë me temperatura të larta dhe mot kryesisht të qëndrueshëm këtë të shtunë. Pjesa...

Read moreDetails
Mbyll sytë përgjithmonë aktori që fitojë zemrat e shqipëtarëve me kohë/ Ja për kë bëhet fjalë
Te Fundit

Mbyll sytë përgjithmonë aktori që fitojë zemrat e shqipëtarëve me kohë/ Ja për kë bëhet fjalë

June 27, 2026

Kadir İnanır, një nga ikonat më të njohura të kinemasë turke dhe figurë emblematike e periudhës së Yeşilçam, është ndarë...

Read moreDetails
‘Si do të të përcjell nëna ty o bir’/ Aksidenti tragjik i mori jetën, përcillet për në banesën e fundit 21 vjecari
Te Fundit

‘Si do të të përcjell nëna ty o bir’/ Aksidenti tragjik i mori jetën, përcillet për në banesën e fundit 21 vjecari

June 26, 2026

21-vjeçari Samir Fermaca, i cili pak ditë më parë humbi jetën në një aksident tragjik në Bergamo të Italisë, do...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.