Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ndarje dhe sekrete të errëta! Javë e vështirë astrologjike, çfarë ndodh pas 6 majit

May 5, 2026
in ShowBizi
19
VIEWS

Ashtu si çdo fillim jave, astrologia Meri Shehu bëri sot, 4 maj, parashikimin e saj për secilën nga shenjat e zodiakut, në studion e Rudina në Tv Klan.

Jeni kuriozë? Sa yje do të marrin shenjat këtë javë?

Dashi (2 yje): Në këtë javë, do të kenë interesa të fuqishëm ekonomikë, Mërkuri futet në Dem. Do organizohen shumë, do ecin pak ngadalë çështjet ekonomike, gjë që do i bëjë pak të pezmatuar. Pas datës 6 maj, duhet të kenë kujdes me karrierën dhe punën, sepse ka një problem me ndryshimet, te eprorët ose një përballje sepse Marsi në Dash bëhet luftarak. Kështu që edhe çështjet familjare apo të karrierës t’i kenë kujdes.

Demi (3 yje): Mërkuri është futur tashmë në shenjën e tyre, do bëjë një katërkëndësh të fuqishëm me Plutonin, kështu që do mësohen disa të fshehta në jetën e tyre. Do bëhen edhe pak dyshues nga gjërat që do dëgjojnë. Jetën e tyre personale do të duan ta ndryshojnë. Kujdes me punën! Ka shumë bashkëpunëtorë dhe njerëz me të cilët punojnë që flasin mbrapa krahëve dhe përpiqen t’u prishin punë këtë javë.

TëFundit

Pasi ofendoi Arbanen ne Prime/ Agai merr vendimim per Fabjolen

Pasi ofendoi Arbanen ne Prime/ Agai merr vendimim per Fabjolen

May 5, 2026
LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë

May 5, 2026

Binjakët (4 yje): Në këtë periudhë duhet të kenë kujdes, megjithatë janë në një pozicion më të mirë sepse Afërdita është në shenjën e tyre. Jep hapësira për të rregulluar ekonominë apo situatat. Por kjo javë ka rrisqet e veta, sidomos pas datës 6 maj, në aspektin ekonomik do ketë një debat apo dikush nga një rreth social apo shoqëror nuk e mban premtimin dhe nuk jep atë dhuratën, paratë apo investimet. Do bëjë thashetheme…

Gaforrja (2 yje): Një nga shenjat më në vështirësi kësaj jave! Deri në fund të qershorit ka një betejë në shenjën e tyre, por Jupiteri në këtë shenjë përballet me Marsin në Dash dhe diçka shumë e rëndësishme i lëkund pozitat në lidhje me karrierën apo gjërat që do të arrijnë. Do të ketë një përballje të fuqishme mes fatit e mundësive, po edhe një rënie sa i përket punës.

Luani (2 yje): Me futjen e Mërkurit në Dem, do merren shumë me çështjet familjare, të cilat do të fillojnë të ecin, por ngadalë. Këtu do shtohen edhe disa presione në lidhje me punën dhe shumë Luanë nuk do ta ndjejnë veten mirë as në punë, as në shtëpi. Do të ketë kundërshtim interesash mes familjes dhe karrierës. Ka një të fshehtë që do zbardhet!

Virgjëresha (3 yje): Kanë vetëm një ankth e stres sa i përket punës, ekonomisë apo sigurisë personale ose shpirtërore. Nuk do ndihen të sigurt, diçka i trondit, i mërzit, nuk i lë të qetë. Si një parandjenjë, ose si kusht për të ecur përpara. Megjithatë Mërkuri në Dem sjell një stabilitet, por kjo javë është me kundërshti, dyshime, prapaskena dhe një debat. Do zbulojnë diçka që do t’i stresojë sidomos në jetën personale.

Peshorja (4 yje): Vazhdon Afërdita në Binjak, u jep lëvizje e komunikime me botën jashtë. Do udhëtojnë, do ta kenë këtë euforinë, por këto ditë kundërshtimi i Marsit në Peshore, ka një problematikë specifike në lidhje me pronën dhe martesën. Ata që kanë probleme, kjo javë i çon në ekstrem. Mund të marrin vendime, qoftë për t’u ndarë apo të lodhur nga jeta, për të nisur një marrëdhënie tjetër. Si të detyruar për ta bërë këtë gjë…

Akrepi (3 yje): Mërkuri në Dem përballë shenjës së tyre tregon që do të kenë shumë diskutime ose përballje me të tjerët. Këta të fundit do të marrin fuqinë, do kërkojnë llogari, duhet që Akrepët t’i rregullojnë punët deri në datën 19 maj, sepse futet Marsi në Dem përballë shenjës së tyre sepse të tjerët do të jenë shumë më antagonistë dhe mund t’i nxjerrin probleme. T’i shtrojnë punët që kanë brenda kësaj jave. Punët e ekonomisë kanë një nerv, prandaj kujdes edhe me shëndetin!

Shigjetari (1 yll): Është një nga shenjat më pak të privilegjuara, duket sikur gjithçka është aty, por është larg. Në jetën erotike, personale, kanë një konfrontim, një vështirësi kësaj jave. Fati nuk është me ta, ose duhet ta marrin shumë seriozisht një marrëdhënie!

Bricjapi (1 yll): Urani në Binjak u prish pak punë sepse janë gjithmonë në lëvizje, nuk ndihen mirë. Preken direkt në çështje familjare dhe bashkëpunuese, kështu që kujdes! Në çështje ligjore ose në çift, do sqarohen shumë gjëra këtë javë. Vjen një ndarje në jetën personale, për ata që kanë lindur në 10-ditëshin e parë.

Ujori (2 yje): Janë një nga shenjat e privilegjuara edhe pse kanë dy yje, sepse kanë shanse për njohje të reja dhe e kanë marrë një entuziazëm. Por përsëri rrotullohen te një rrugë që kanë 7 vjet që janë frikësuar, me probleme familjare. Mërziten, u rifreskohet një çështje e vështirë familjare. Kujdes në diskutime dhe debate!

Peshqit (3 yje): Kanë fat në çështjet ekonomike edhe në ato familjare. Kundërshtimet janë pak të forta dhe shpenzimet që do bëjnë për të rënë në sy ose për t’i bërë përshtypje një njeriu të dashur janë pak të vështira. Një thashethem ose një takim me dikë që do u ngrejë nervat, apo një i afërm që do përpiqet t’i fusë në rrugë të gabuar, do t’i bëjë Peshqit shumë të menduar. Do vënë në pikëpyetje për shumë gjëra, do jenë nervozë.

Tags: HoroskopiMeri shehu

Related Posts

Pasi ofendoi Arbanen ne Prime/ Agai merr vendimim per Fabjolen
ShowBizi

Pasi ofendoi Arbanen ne Prime/ Agai merr vendimim per Fabjolen

May 5, 2026

Gjate mbremjes se sotme ne Ferma Vip 3, Agai ka sjelle nje zarf. Zarfi u lexua nga fermeri Bujaka. Ne...

Read moreDetails
LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë
ShowBizi

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë

May 5, 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Servet Pëllumbi ka lindur më 14...

Read moreDetails
Ofendoi Arbanën, Ola rrëfen prapaskenat dhe qëllimin se pse e bëri
ShowBizi

Ofendoi Arbanën, Ola rrëfen prapaskenat dhe qëllimin se pse e bëri

May 5, 2026

Gjatë Prime të djeshëm, Ola iu drejtua me një term fyes moderatores Arbana Osmani. Ky episod ka nxitur diskutime në...

Read moreDetails
Familjarët e Olës marrin këtë vendim pasi ajo i tha “k*çkë” Arbana Osmanit
ShowBizi

Familjarët e Olës marrin këtë vendim pasi ajo i tha “k*çkë” Arbana Osmanit

May 5, 2026

Përdorimi i fjalorit ofendues nga ana e Olës drejtuar moderatores Arbana Osmani gjatë transmetimit të formatit “Ferma VIP” ka sjellë...

Read moreDetails
Shpërthen skandali në “Ferma VIP”, Fabjola e of*ndon rëndë Arbanën live
ShowBizi

Shpërthen skandali në “Ferma VIP”, Fabjola e of*ndon rëndë Arbanën live

May 5, 2026

Adioni u largua nga “Ferma VIP”, pasi ishte në një televotim kokë më kokë me Mozën. Dy fermerët përfunduan në...

Read moreDetails
Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime në trashëgimi, shenja që rrezikon divorcin
ShowBizi

Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime në trashëgimi, shenja që rrezikon divorcin

May 4, 2026

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociale, kërkojnë të merren masa nga produksioni
ShowBizi

Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociale, kërkojnë të merren masa nga produksioni

May 4, 2026

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas tyre,...

Read moreDetails
Gazetari publikon pamjet: Konkurrenti i Ferma Vip 3 ofendon rëndë Mimoza Ahmetin, pritet përjashtimi i tij (Video)
ShowBizi

Gazetari publikon pamjet: Konkurrenti i Ferma Vip 3 ofendon rëndë Mimoza Ahmetin, pritet përjashtimi i tij (Video)

May 4, 2026

Marrëdhënia mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit në formatin “Ferma VIP” ka shënuar një ndryshim të theksuar. Ndonëse raporti i...

Read moreDetails
E papritur/ Produksioni përjashton menjëherë nga gara e Ferma VIP këtë konkurrente
ShowBizi

E papritur/ Produksioni përjashton menjëherë nga gara e Ferma VIP këtë konkurrente

May 3, 2026

Rrugëtimi i Malborës në formatin televiziv “Ferma VIP” është ndërprerë zyrtarisht. Produksioni e ka komunikuar këtë vendim përmes një zarfi...

Read moreDetails
“Muaji me “tre” hëna!” Astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon se si do të ndikojë muaji Maj për të gjitha shenjat
ShowBizi

“Muaji me “tre” hëna!” Astrologia Chrysanthi Kalogeri tregon se si do të ndikojë muaji Maj për të gjitha shenjat

May 3, 2026

Muaji maj është muaji me “tre” hëna, përcaktoi astrologia Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×