Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një qytetar afro 44 vjeç mësohet se është gjetur i pajetë në hyrje të pallatit ku ai banonte.
Rasti në fjalë është zbuluar menjëherë pas denoncimeve të banorëve të pallatit të cilët alarmuan komisariatin se kanë gjetur të pajetë fqinjin e tyre.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se E. H. është pikasur i pajetë nga kalimtarët në hyrjen e pallatit ku jetonte.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të institucioneve, qytetari ka ndërruar jetë. Deri më tani dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak.
Në vendngajrje ndodhen autoritetet të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












