Nëse deri më sot e dinim se bashkëshortja, Landi kanë qenë fansat më të zjarrtë të Mirit, atëhere e paskemi ditur gabim! Mbrëmjen e së martës, Monika Kryemadhi arriti në “limite”!
Teksa po i mëshonte faktit se Miri është një nga banorët që është sulmuar më së shumti brenda Big Brother Vip dhe se përgjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi nuk ka ofenduar askënd.
“Miri është i vetmi që s’ka bërë rolin e viktimës. S’ka sharë si të tjerët dhe ka qenë më i sulmuari nga të gjithë”, tha Monika ndër të tjera, ndërkohë që po kundërshtohej me të madhe nga kolegu i saj opinionist, Arbër Hajdari.
Këto kundërshtime e detyruan Monikën që të dilte “nga vetja” dhe të ngrinte tonet e zërit dhe t’i dilte “padashje” dhe një fjalë aspak adekuate për një format televiziv i cili ndiqet nga mijëra shqiptarë, përfshirë dhe fëmijë.
“Na çatë t*apin”, u dëgjua Monika të thotë për një moment, ndërkohë që pas kësaj fjale banorët në shtëpi shpërthyen në të qeshura, teksa Ledioni po përpiqej që t’i tërhiqte vëmendje opinionistes dhe të kalonte këtë situatë.
Ndërkohë gjatë debatit, Kryemadhi sërish “shigjetoi” Selinën, madje në një moment iu kthye duke i kërkuar që ta “qepë” dhe i kujtoi përgjigjet në “quizin” që u bë brenda shtëpisë.
“Mbylle tani qepe. Qepe ti që nuk e dije sa vite ka shekulli”, tha Kryemadhi.












